Një grup personash të armatosur dhe të maskuar hynë në studion e televizionit të Guajakilit në Ekuador.

Ata ndërprenë emisionin live  pas 15 minutash, ndërsa kërcënuan stafin duke i shtrirë te gjithë punonjësit në tokë.

Policia u fut në godinë rreth 30 minuta pasi grupi i armatosur u shfaq në televizion. Ndërsa më pas policia bëri të ditur se mundi të lironte të gjithë stafin duke arrestuar 13 persona

Sipas mediave, stacioni televiziv raportoi se 2 prej punonjësve mbetën të plagosur. Po ashtu disa oficerë policie  u morën peng dhe u raportua për disa shpërthime në pjesë të ndryshme të vendit.

Presidenti Noboa, i cili e mori pushtetin në nëntor u zotua se do ta ndalte dhunën e shkaktuar nga tregtia e drogës.

Ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore të hënën, si përgjigje ndaj dhunës në burgje, ku rojet u morën peng nga të burgosurit dhe pas ikjes së papritur nga burgu të liderit të grupit, Los Choneros.

Të paktën  10 persona  u vranë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Ekuador.

Share.
Exit mobile version