Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ishte objektiv sulmesh të fuqishme ajrore ruse. Sipas Policisë së Kievit prej goditjeve ka pasur të paktën 24 të plagosur.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ushtria ruse kishte lëshuar ​​afërsisht 430 dronë dhe 18 raketa.

“Ishte një sulm i qëllimshëm me synimin për të shkaktuar dëme maksimale tek njerëzit dhe në infrastrukturën civile. Ishte një sulm i pabesë”, tha Zelensky.

Ndërkohë dëmtime ndërtesash pati “pothuajse në çdo lagje”.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitshko, tha se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin përpjekur për të zmbrapsur “sulmin masiv të armikut”, por megjithatë “pjesë të rrjetit të ngrohjes u dëmtuan”. Ai paralajmëroi se mund të ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë.

Share.
Exit mobile version