minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Fundosja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë, mbahen homazhe për vdekjen e 18 vjeçares - Shqiperia.info

Ditën e sotme u gjet dhe trupi i fundit nga të zhdukurit e fundosjes së jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë. Pas nxjerrjes së trupit të 18 vjeçares Hannah Lynch, janë mbajtur edhe homazhe.

Hannah ishte personi i fundit i pagjetur pas mbytjes  së jahtit luksoz Bayesian, gjatë një stuhie të frikshme në fshatin italian të peshkimit Porticello, në lindje të Palermos, duke marrë gjithsej shtatë jetë.

Miqtë e kanë konsideruar atë si një shpirt të ngrohtë dhe të bukur, ndërsa mësuesit e vlerësuan aftësinë e saj intelektuale. Trupi i babait të saj, sipërmarrësit të teknologjisë Mike Lynch, u gjet në fillim të kësaj jave. Gjithsej 15 persona mbijetuan, duke përfshirë një fëmijë një vjeçar dhe nëna e Hanës, Angela Bacares. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version