minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Franca zbulon rrjetin propagandistik rus që synon Evropën dhe SHBA-në - Shqiperia.info

Franca ka zbuluar një rrjet të “propagandës ruse të strukturuar dhe të koordinuar” i cili synon vendet evropiane dhe SHBA.

Rrjeti kishte për qëllim të justifikonte pushtimin e Ukrainës, thanë sot burime diplomatike, duke theksuar se përmbajtja e saj mund të “dëmtojë interesat themelore të vendit”.

Të paktën 193 faqe interneti përbëjnë rrjetin në fjalë, sipas një raporti nga VIGINUM, një agjenci qeveritare përgjegjëse për ndërhyrjet dixhitale nga jashtë.

Siç shpjegon ai, faqet në fjalë “nuk prodhojnë përmbajtje parësore, por ritransmetojnë publikime masive me origjinë kryesisht nga llogaritë ruse ose proruse në rrjetet sociale, agjencitë ruse të lajmeve dhe faqet zyrtare të organizatave apo organeve”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version