Franca ka reaguar ashpër pas deklaratave të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald trump i cili tha një ditë më parë se synon të marrë në kontroll Groenlandën.

Ishulli arktit i cili ka kërkuar vazhdimisht pavarësinë, është aktualisht territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, e si pasojë territor europian.

“Nuk ka dyshim që BE-ja të lejojë vendet e tjera në botë, kushdo qofshin ato, të sulmojnë kufijtë e saj sovranë. Megjithëse nuk besoj se SHBA-të do të pushtojnë Groenlandën, ne kemi hyrë në një epokë ku po rikthehet ligji i më të fortëve”, tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot.

I pyetur nga gazetarët, Trump nuk përjashtoi përdorimin e furcës ushtarake për të marrë kontrollin e ishullit arktik i cili sipas tij ka rëndësi srtrategjike për Amerikën.

Trump deklaroi gjithashtu se synon edhe Kanalin e panamasë dhe Kanadanë si shtet të 51-të amerikan.

Për këtë të fundit, Trump tha se nuk do të përdorë presionin ushtarak por atë ekonomik. Presidenti i zgjedhur do të marrë zyrtarisht detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë në datën 20 janar./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version