Një foshnjë vetëm 15 muajsh ka marrë djegie të shumta në trup, pasi i ra vaji i nxehtë sipër.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Larisa të Greqisë , dy ditë më parë. Sipas mediave, foshnja ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Gjyshi i foshnjës, në një reagim për “Mega” ka treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas tij, nëna e foshnjës ka qenë duke skuqur patate, por sapo ajo u largua, fëmija u afrua afër zjarrit duke tërhequr tiganin dhe vaji i ra sipër.

Ai është mirë… Nëna e tij po skuqte patate, fëmija shkoi në kuzhinë, shkoi dhe tërhoqi tiganin dhe vaji i ra sipër. Nëna kishte shkuar diku, ai është një djalë i vogël, një fëmijë 15 muajsh… “, tha gjyshi i fëmijës.

Vaji i nxehtë ra mbi trupin e foshnjës, duke i shkaktuar djegie të rënda. Rruga drejt shërimit do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por mjekët po bëjnë gjithçka që munden, ndërsa familja jeton me ankth nëse gjithçka do të shkojë mirë.

Sipas “Mega”, edhe nëna e foshnjës është dëmtuar, pasi vrapoi për ta ndihmuar fëmijën në momentin që ai tërhoqi tiganin.

Halla e foshnjës, duke folur për Mega tha: “Ishte një aksident i pastër. Ne të gjithë po lutemi që foshnja të shërohet, të shohim se si do të përparojë situata. Ende nuk jemi të sigurt nëse ai i ka shpëtuar rrezikut. Ai është një foshnjë, të gjithë jemi në ankth… Në të ardhmen ai do të ketë nevojë për kirurgji plastike, por e vetmja gjë që na intereson tani është që ai të jetojë.”

Share.
Exit mobile version