minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Filmonte personat me aftësi të kufizuara teksa i shante dhe i rrihte, dëbohet nga Italia shqiptari - Shqiperia.info

Një 24-vjeçar shqiptar, banues në Alto Lago është dënuar nga drejtësia italiane për përndjekje, plagosje dhe dhunë.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar përndiqte nëpër rrugët e qytetit “viktimat” e tij, shpesh me aftësi të kufizuara dhe i filmonte.

Ai i fyente, kërcënonte dhe i dhunonte dhe gjithçka e filmonte për t’i poshtëruar më pas.

I riu vepronte edhe me bashkëmoshatarët dhe herë-herë me fytyrën të mbuluar.

Për shkak të krimeve të rënda të kryera, atij iu refuzua rinovimi i lejes së qëndrimit dhe iu nënshtrua një urdhër dëbimi nga prefekti i Komos.

Policia e komisariatit e shoqëroi për në Tiranë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version