minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Festa nuk ndal luftën, 22 mijë palestinezë të vrarë, 156 brenda 24 orëve të fundit - Shqiperia.info

Ndërrimi i viteve, solidariteti dhe atmosfera festive nuk kanë “zbutur” luftën në botë. Izraeli vijoi sulmet e përgjakshme në Gazë, ku civilët e pritën vitin me sirenat e luftës dhe ‘tingujt’ e bombardimeve, të cilat zëvendësuan të qeshurat festive të qytetarëve të Gazës.

Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës kanë marrë jetën e 21,978 njerëzve që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Shifrat u përditësuan këtë të hënë nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

Teksa bota festonte, në 24 orët e fundit, sipas ministrisë, 156 persona u vranë dhe 246 u plagosën. Që nga fillimi i luftës, të plagosurit arrijnë në 57697./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version