Close Menu
    What's Hot
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    12/05/2025
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Mucunski-Stenergard: Mirënjohje Suedisë për ndihmën e dhënë në trajtimin e pacientëve nga tragjedia në Koçan

    12/05/2025
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Ngritet kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të MPB-së në Kumanovë

    12/05/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

      Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

      12/05/2025
      Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

      Mucunski-Stenergard: Mirënjohje Suedisë për ndihmën e dhënë në trajtimin e pacientëve nga tragjedia në Koçan

      12/05/2025
      Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

      Ngritet kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të MPB-së në Kumanovë

      12/05/2025
      Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

      Parlamentin Europian shtynë votimin për raportin e Weitz për Maqedoninë e Veriut

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
    Bota

    Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

    31/10/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

    Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një Amerikë që është më pak e interesuar për ata, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale.

    Zgjedhjet vijnë dy vjet e gjysmë pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, gjatë të cilit Uashingtoni ka dhënë kontributin më të madh në mbështetje të Kievit. Ndihma amerikane për Ukrainën dhe përkushtimi ndaj aleatëve të NATO-s mund të vihen në pikëpyetje nëse Donald Trumpi fiton zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

    Fitorja e Nënpresidentes Kamala Harris do të sillte një vazhdimësi të politikës aktuale, megjithëse ajo do të përballej me kundërshtimin republikan dhe lodhjen në rritje të publikut amerikan me luftën në Ukrainë, që po rrisin shqetësimin në Evropë se mbështetja amerikane për Kievin mund të zbehet.

    Thirrja e zotit Trump për vendosjen e tarifave ndaj partnerëve amerikanë gjithashtu po shkakton shqetësim në Evropë, e cila tashmë po ndeshet me një rritje të ngadaltë ekonomike. Por nuk është vetëm mundësia e një presidence të dytë të zotit Trump, që po shkakton ankth për të ardhmen në Evropë.

    Zyrtarët evropianë besojnë se përparësitë e Shteteve të Bashkuara janë diku tjetër, pavarësisht se kush fiton. Lindja e Mesme është në krye të listës së përparësive të Presidentit Joe Biden tani, por Kina është përparësia kryesore në aspektin afatgjatë.

    “Pozicioni qendror i Evropës në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara është i ndryshëm nga sa ishte në fillim të karrierës politike të zotit Biden”, thotë Rachel Tausendfreund, studiuese në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin. 

    “Dhe nga ky këndvështrim, Joe Biden është presidenti i fundit transatlantik.”

    Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta kthejnë vëmendjen nga Azia, thotë ajo. “Kjo do të thotë që Evropa duhet të përparojë. Evropa duhet të bëhet një partner më i aftë dhe të menaxhojë më mirë zonën e saj të sigurisë”.

    Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re mbrojtje me aleatin e NATO-s, Britaninë, tha se Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen më shumë në rajonin e Indo-Paqësorit, “pra pyetja shtrohet, a do të bëjnë ata (ShBA) shumë më pak në Evropë, apo vetëm pak më pak.”

    Ian Lesser, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Fondin Gjerman Marshall në Bruksel, thotë se “mbi të gjitha, Evropa po kërkon qartësi nga Uashingtoni” dhe kjo po mungon në një botë të trazuar, në të cilën çdo administratë do të përballet me probleme të tjera, që do të tërheqin vëmendjen e saj. “Por rreziku i përçarjes është qartësisht më i madh nëse Donald Trumpi kthehet në Shtëpinë e Bardhë.”

    “Ekziston supozimi i vazhdimësisë së politikave aktuale” të Amerikës nëse Nënpresidentja Harris fiton, thotë ai. Shumë njerëz që janë marrë me politikat gjatë presidencës së zotit Biden ka të ngjarë të mbeten në detyrë. “Do të kishim një botë më të njohur, edhe nëse mjedisi strategjik do të sillte pasiguritë e veta.”

    Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po përqendrohen gjithnjë e më shumë në konkurrencën me Azinë, lufta e vazhdueshme në Evropë nënkupton që “kostoja e zhvendosjes së vëmendjes amerikane larg çështjeve të sigurisë evropiane do të ishte sot shumë më e larta se disa vite më parë”, thotë eksperti Ian Lesser. Aftësia e Evropës për t’u marrë me këtë varet nga shpejtësia me të cilën dalin këto probleme, shton ai.

    Shpenzimet e pamjaftueshme në fushën e mbrojtjes të Evropës kanë acaruar administratat amerikane të të dyja partive për vite me radhë, megjithëse anëtarët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, i rritën ato pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. NATO parashikon se 23 nga 32 vendet anëtare do të përmbushin objektivin e saj për të shpenzuar 2% ose më shumë të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen këtë vit, krahasuar me vetëm tre vende anëtare një dekadë më parë.

    Gjatë mandatit të tij nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trumpi kërcënoi t’i braktiste vendet që nuk përmbushnin detyrimet e tyre financiare. Në fushatën e këtij viti, ai sugjeroi se Rusia mund të bëjë çfarë të dojë me këto vende.

    Kritikat i tij kanë minuar besimin dhe kanë shqetësuar vendet që kufizohen me Rusinë, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë.

    Evropianët e shohin luftën në Ukrainë si një sfidë ekzistenciale. Me kalimin e kohës, Shtetet e Bashkuara mund të kenë mendim tjetër për këtë luftë, ndërsa shenjat e lodhjes kanë filluar të shfaqen edhe në vetë Evropën.

    Nëse zoti Trump fiton, “ka shumë shenja se ai nuk do të jetë i interesuar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në këtë luftë” dhe mund të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi apo një zgjidhje, që mund të mos i pëlqejë Kievit dhe Evropës, thotë ekspertja Rachel Tausendfreund. “Gjithashtu nuk ka shanse që Evropa të mund të mbushë boshllëkun ushtarak, nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin mbështetjen për Ukrainën.”

    “Edhe nëse Nënpresidentja Harris fiton, ka një debat në rritje në të dyja anët e Atlantikut mbi strategjinë që duhet ndjekur pas përfundimit të luftës në Ukrainë”, thotë eksperti Ian Lesser.

    Presidenti Biden theksoi nevojën për të vazhduar strategjinë aktuale në Ukrainë gjatë një vizite të shkurtër në Berlin, ku ai u takua me udhëheqësit gjermanë, francezë dhe britanikë.

    “Ne nuk mund të heqim dorë nga ndihma për Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë”, tha Presidenti Biden. “Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen derisa Ukraina të fitojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

    Përvoja e ka mësuar 81 vjeçarin Biden se “ne nuk duhet nënvlerësuar fuqia e demokracisë dhe rëndësia e aleancave.”

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i dha Presidentit Biden medaljen më të lartë të Gjermanisë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve transatlantike, shpreson që amerikanët do t’i dëgjojnë këshillat e zotit Biden.

    “Në muajt në vijim, shpresoj që evropianët të kujtojnë se Amerika është e domosdoshme për ne”, tha ai. “Dhe gjithashtu shpresoj që amerikanët do ta kujtojnë se aleatët janë të domosdoshëm. Ne jemi më shumë se thjesht ‘vende të tjera’ në botë. Ne jemi partnerë dhe miq.”

    Pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë, vitet e ardhshme mund të jenë të trazuara.

    “Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve javën e ardhshme, gjysma e vendit do të jetë e zemëruar”, thotë eksperti Ian Lesser, duke vënë në dukje se shanset janë të mëdha për një qeverisje të ndarë në Uashington. “Evropa do të përballet me një Amerikë shumë kaotike dhe ndonjëherë jofunksionale”, shton ai./VOA

    Lexo edhe:

    1. Rrëzohet helikopteri në Norvegji, një i vdekur dhe pesë të plagosur
    2. VIDEO/ Sherr në parlamentin e Turqisë, plas grushti mes deputetëve
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Greqia mbyll Akropolin, shkak temperaturat e larta

    Greqia mbyll Akropolin, shkak temperaturat e larta

    17/07/20242 Mins Read
    Propozimi i Biden për armëpushim, Izraeli: Do vazhdojmë luftën, Hamas i gatshëm për bisedime

    Propozimi i Biden për armëpushim, Izraeli: Do vazhdojmë luftën, Hamas i gatshëm për bisedime

    01/06/20242 Mins Read
    SHBA pezullon furnizimin e Izraelit me bomba

    SHBA pezullon furnizimin e Izraelit me bomba

    08/05/20242 Mins Read
    Ministrja gjermane: Shkollat duhet t’i përgatisin nxënësit për luftë

    Ministrja gjermane: Shkollat duhet t’i përgatisin nxënësit për luftë

    16/03/20241 Min Read
    PAMJET/ Mesazh për liderët e BE, fermerët “i vënë flakën” Brukselit

    PAMJET/ Mesazh për liderët e BE, fermerët “i vënë flakën” Brukselit

    01/02/20242 Mins Read
    Top Posts
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    12/05/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike Maqedonia

    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    12/05/20251 Min Read

    Më 11.05.2025 në orën 19.00 në Kavadar, policia nga SPB Kavadar kanë ndaluar G.P.(23) nga…

    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Mucunski-Stenergard: Mirënjohje Suedisë për ndihmën e dhënë në trajtimin e pacientëve nga tragjedia në Koçan

    12/05/2025
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Ngritet kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të MPB-së në Kumanovë

    12/05/2025
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Parlamentin Europian shtynë votimin për raportin e Weitz për Maqedoninë e Veriut

    12/05/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    E konfirmuar: Dua Lipa rikthehet në Sunny Hill Festival 2025

    E konfirmuar: Dua Lipa rikthehet në Sunny Hill Festival 2025

    12/05/2025
    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    11/05/2025
    “Të kujtoj si njeri të mirë” – bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike

    “Të kujtoj si njeri të mirë” – bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike

    10/05/2025
    Me te lexuara
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    12/05/2025
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Mucunski-Stenergard: Mirënjohje Suedisë për ndihmën e dhënë në trajtimin e pacientëve nga tragjedia në Koçan

    12/05/2025
    Ndalohen dy persona në Kavadar, kapen me lëndë narkotike

    Ngritet kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të MPB-së në Kumanovë

    12/05/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.