
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi një ditë më parë se Evropa ka nevojë për SHBA-në.
“Evropa ka nevojë për SHBA-në, ashtu si SHBA ka nevojë për NATO-n”, deklaoi ai. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Francës.
“Evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot , duke iu përgjigjur drejpërdrejt Rutte.
“Jo, i dashur Mark Rutte. Evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe Shtetet e Bashkuara janë dakord me këtë”, shkroi Barrot në platformën X.
Non, cher Mark Rutte. Les Européens peuvent et doivent prendre en charge leur sécurité. Même les États-Unis en conviennent. C’est le pilier européen de l’OTAN. https://t.co/oEzSfewFZU
— Jean-Noël Barrot (@jnbarrot) January 26, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Evropa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e SHBA-së.
“Nëse dikush këtu mendon se BE-ja ose Evropa në tërësi mund të mbrohet pa SHBA-në, le të vazhdojë të ëndërrojë. Nuk mundeni. Ne nuk mundemi. Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha Rutte në fjalimin e tij në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe Komitetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Parlamentit Evropian në Bruksel të hënën.
“Do të ketë shumë dyfishime”, tha ai duke iu referuar idesë së Forcës Evropiane të Mbrojtjes. “Ju uroj fat nëse doni ta bëni”, tha ai.
SHBA-ja nën administratën e presidentit Donald Trump u ka bërë thirrje vazhdimisht aleatëve evropianë të marrin një përgjegjësi shumë më të madhe për mbrojtjen e tyre./vizionplus.tv









