![Erdogan njofton tërheqjen e tij nga politika: Këto zgjedhje do të jenë të fundit për mua Erdogan njofton tërheqjen e tij nga politika: Këto zgjedhje do të jenë të fundit për mua](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/12/erdogan-1-633x400.jpg)
Presidenti turk, Tajip Erdogan, tha se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të jenë të fundit për të, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji, këto janë zgjedhjet e mia të fundit,” tha Erdogan. “Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai nga Anadolu.
Erdogan, politikani më i jetëgjatë i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada.Ai ka fituar një sërë që nga viti 2002, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj 2023./vizionplus.tv/