minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
E fshehur në kontejner me banane, sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1 milion euro në Greqi - Shqiperia.info

Një sasi droge është sekuestruar në portin e Pireas në Greqi paraditen e kësaj të hëne e cila e kishte origjinën nga Ekuadori.

Sipas mediave greke, vlera e sasisë së kokainës kalonte një milion euro.

Gjatë këtij aksioni autoritetet greke, në bashkëpunim më me Zyrën HSI (US Homeland Security Investigations) të ambasadës amerikane në Athinë, kanë gjetur dhe sekuestruar 30 pako me kokainë, me një peshë totale bruto prej rreth 34 kilogramë.

Bëhët me dije se pakot me kokainë u gjetën brenda një enë frigoriferike me një ngarkesë me banane që ishte ngarkuar në një port ekuadorian.

Lënda narkotike e gjetur u sekuestrua pranë Autoritetit Qendror Portual të Pireut, i cili sipas mediave greke, po vazhdon hetimet. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version