minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Dyshohet se është shqiptar, ndërron jetë 35-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë në Greqi - Shqiperia.info

Greqi- Një person mbeti i plagosur ditën e djeshme në Athinë. Ai u qëllua me armë zjarri në kokë dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetsore.

I plagosuri dyshohet se është shqiptar. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, mediet greke raportojnë se ai ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda jashtë një dyqani nargjilesh.

Mësohet se ai është rrethuar nga një grup personash dhe njëri prej tyre e ka qëlluar.

Më pas një ambulancë ka marrë 35-vjeçarin,  dhe e ka transportuar në spitalin “Gennimatas”, ku ka qëndruar i intubuar në gjendje kritike në ICU për rreth dy orë. Megjithatë, para mesnate ka dhënë frymën e fundit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version