minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dy të vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm izraelit me dron në Libanin jugor - Shqiperia.info

Dy persona u vranë dhe tre u plagosën, përfshirë një fëmijë, në një sulm izraelit me një mjet ajror pa pilot (dron) në periferi të qytetit Sakra, në Libanin jugor, njoftoi shërbimi i mbrojtjes civile libaneze.

Njoftimi zyrtar nuk specifikoi nëse të vdekurit ishin luftëtarë apo civilë.

Ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës izraelit në Liban që nga sulmi me raketa të së shtunës në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, që vrau 12 fëmijë dhe të rinj, për të cilin Izraeli fajësoi lëvizjen shiite të Libanit, Hezbollah.

Nga ana tjetër, Hezbollah ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version