minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Duhet të jesh në burg”, kush është eurodeputetja polake që sulmoi Von der Leyen - Shqiperia.info

Pak para nisjes së votimit për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Evropian, fjalimi i eurodeputetes polake të ekstremit të djathtë Ewa Zajaczowska ka shkaktuar polemika.

Ajo sulmoi verbalisht Ursula von der Leyen duke i thënë: Me atë që ka bërë duhet të jetë në burg, jo në Komision.

Zajacowska në fjalën e saj tha: Zonja Von der Leyen është koha që dikush t’ju tregojë drejtpërdrejt se çfarë mendojnë shumica dërrmuese e qytetarëve për ju. Ju jeni fytyra e Ligjit të Gjelbër Evropian, i cili shkatërron ekonominë evropiane, që shkatërron bujqësinë dhe e çon Evropën në një moçal ekonomik. Ju jeni fytyra e çmendurisë klimatike, e cila po na shtyn ne evropianët të bëhemi gjithnjë e më të varfër. Së fundi, ju jeni fytyra e ligjit të imigracionit. Si mund të mos keni turp të promovoni diçka të tillë si Pakti i Emigracionit, i cili bën që miliona gra dhe fëmijë të ndihen të kërcënuar në qytetet e tyre? Ju jeni përgjegjës për çdo përdhunim, çdo sulm dhe çdo tragjedi të shkaktuar nga emigrantët e paligjshëm, sepse jeni ju që i ftoni këta njerëz në Evropë. Dhe për atë që keni bërë, duhet të shkoni në burg dhe jo në Komisionin Evropian”.

“A e dini se çfarë mendojmë për Marrëveshjen tuaj të Gjelbër Evropiane? A e dini se çfarë mendojmë për Paktin e Emigracionit?” shtoi ajo me tone të larta duke grisur dy copa letre.

Në atë moment ndërhyri Roberta Metzola, e cila tentoi ta ndërpresë duke i thënë se koha e saj kishte mbaruar, ndërsa Von der Leyen e shikonte duke qeshur.

Kush është Eva Zajacowska

34-vjeçarja Zajacowska është mësuese e historisë dhe gazetare, përfaqësuese e shtypit e formacionit të ekstremit të djathtë “Konfederacja Ëolność i Niepodległość” në Poloni.

Ajo filloi karrierën e saj politike në vitin 2014, duke iu bashkuar partisë së ekstremit të djathtë Korwin në qytetin e saj të lindjes Random.

Nga viti 2016 deri në vitin 2023, ajo ka punuar në faqet e internetit si gazetar,e duke mbuluar çështje politike, ekonomike dhe bujqësore.

Nga dhjetori i vitit 2023 u emërua përfaqësuese e shtypit e koalicionit “Konfederacja” dhe fitoi një mandat si eurodeputete në zgjedhjet evropiane të këtij viti./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version