Close Menu
    What's Hot
    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    07/06/2025
    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    Për të nëntën herë radhazi në Koçan u marshua për të kërkuar drejtësi për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën “Pulse”

    07/06/2025
    Sylvinho zbulon formacionin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë

    Sylvinho zbulon formacionin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë

    07/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

      Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

      07/06/2025
      Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

      Për të nëntën herë radhazi në Koçan u marshua për të kërkuar drejtësi për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën “Pulse”

      07/06/2025
      Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

      Fluks i madh i udhëtarëve drejt Shqipërisë, Policia me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup shpërndau ujë për udhëtarët në pikën kufitare “Bllatë”

      07/06/2025
      Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

      U mbajt në Shkup organizimi “Verë turistike e sigurt në Ballkan 2025″: Ngritja e vetëdijes për sigurinë në rrugë mbetet prioritet

      07/06/2025
      Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

      Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

      07/06/2025
      Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

      Për të nëntën herë radhazi në Koçan u marshua për të kërkuar drejtësi për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën “Pulse”

      07/06/2025
      Sylvinho zbulon formacionin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë

      Sylvinho zbulon formacionin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë

      07/06/2025
      Në Tiranë bëhet festë, muzikë dhe valle në prag të ndeshjes me Serbinë

      Në Tiranë bëhet festë, muzikë dhe valle në prag të ndeshjes me Serbinë

      07/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Donald Trump mban fjalimin në kuvendin e Partisë Republikane pas atentatit ndaj tij: Të gjithë qytetarëve ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë
    Bota

    Donald Trump mban fjalimin në kuvendin e Partisë Republikane pas atentatit ndaj tij: Të gjithë qytetarëve ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë

    19/07/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Donald Trump mban fjalimin në kuvendin e Partisë Republikane pas atentatit ndaj tij: Të gjithë qytetarëve ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Donald Trump mban fjalimin në kuvendin e Partisë Republikane pas atentatit ndaj tij: Të gjithë qytetarëve ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë

    Vetëm pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ndaj tij gjatë një tubimi elektoral, ish-presidenti Donald Trump iu drejtua të enjten Kuvendit Kombëtar Republikan duke pranuar emërimin e tij si kandidat zyrtar për president, me një fjalim të projektuar për të bashkuar partinë e tij dhe më gjerë vendin, në mbështetje të kandidimit të tij të tretë radhazi për në Shtëpinë e Bardhë.

    “Do të nisim së bashku një vit sigurie, begatie dhe lirie për qytetarët e të gjitha racave, besimeve, ngjyrave dhe përkatësive. Mosmarrëveshja dhe përçarja në shoqërinë tonë duhet të shërohet. Ne duhet ta shërojmë. Si amerikanë, jemi të lidhur së bashku nga i njëjti fat i përbashkët. Ngrihemi së bashku, ose rrëzohemi të gjithë. Unë po kandidoj për të qenë presidenti i të gjithë amerikanëve, jo gjysmës së amerikanëve, pasi nuk ka fitore nëse fitohet vetëm për gjysmën e Amerikës”, tha ish-presidenti Trump.

    Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falenderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar ndaj tij.

    “Pata Zotin në anën time”, tha ish-presidenti Trump, pasi përshkroi se si plumbi për pak i mori jetën. “Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku”.

    Ish-presidenti Trump sidoqoftë u bëri thirrje demokratëve të heqin dorë “nga gjuetia e shtrigave që kam përjetuar gjatë gati tetë viteve”, siç u shpreh ai dhe u kërkoi që të veprohet kështu pa vonesa dhe të mundësohet një proces zgjedhor në nivelin e merituar nga amerikanët.

    “Nuk duhet të ndëshkojmë penalisht disidencën apo të demonizojmë marrëveshjet politike dhe kjo i ka ndodhur vendit tonë rishtazi në një nivel që nuk është parë ndonjëherë”, tha ish-presidenti Trump.

    Duke falenderuar bashkëshorten e tij, ish-zonjën e parë Melania Trump dhe kandidatin e përzgjedhur për nënpresident të ardhshëm, senatorin J D Vance, ish-presidenti Trump u zotua për një vizion për të gjithë kombin.

    “Të gjithë qytetarëve, qofshin të rinj, të vjetër, burra apo gra, demokratë, republikanë apo të pavarur, aziatikë apo hispanikë, ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë”, tha ish-presidenti Trump.

    Duke folur për konfliktet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe një spektër në rritje konfliktesh të mundshme në Azi, ish-presidenti Trump tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe për njerëz të fortë. “Nuk kemi njerëz që veprojnë me forcë, përveç kur iu duhet të mashtrojnë me zgjedhjet dhe nja dy gjëra të tjera. Atëherë veprojnë me forcë”, tha ish-presidenti Trump.

    Pasi përsëriti premtimet për ngritjen e murit në kufirin jugor, vendosjen e tarifave në dogana ndaj mallrave të huaja, rritjen e nxjerrjes së naftës nga nëntoka, ai e kritikoi drejtpërsëdrejti presidentin Biden, emrin e të cilit u zotua se nuk do ta përmendte më gjatë fjalimit. “Nëse do të merrnim dhjetë presidentët më të këqinj amerikanë, ata së bashku nuk do të kishin shkaktuar dëmin që ka shkaktuar Biden-i”, tha ai.

    “Së bashku do të jemi sërish një komb madhështor”, tha ai. “Qoftë nëse më keni mbështetur apo jo… Me shumë përulje ju kërkoj të jeni të lumtur për të ardhmen e vendit tonë”, tha ish-presidenti Trump.

    Ai premtoi veprime të vendosura për të luftuar inflacionin. “Duhet t’i lehtësojmë ekonomikisht qytetarët tanë, duke ja filluar që nga dita e parë. Do t’i ulim çmimet dhe do ta bëjmë Amerikën sërish të përballueshme”, tha ai.

    Ish-presidenti u zotua të anullojë disa prej politikave, si p.sh. rregulloret për makinat elektrike, nga të cilat tha se përfiton Kina dhe ndërkohë shkatërrohet industria amerikane e automobilëve.

    “Na kanë shfrytëzuar prej kohësh vende të tjera. Shpesh madje janë vende të ashtuquajtura aleate”, tha ish-presidenti Trump. “Nuk do të lejojmë më të vijnë dhe të grabisin vendin tonë”.

    Duke premtuar rifuqizimin e klasës së mesme amerikane, ish-presidenti Trump tha se kjo sidoqoftë nuk mund të arrihet nëse nuk ndalet emigracioni i paligjshëm, të cilin e quajti “pushtimin më të keq të parë në ndonjë vend tjetër të botës”.

    “Do ta ndalim dhe do ta ndalim me shpejtësi”, tha ish-presidenti Trump. “Do të rikthejmë plotësisht kufijtë e shenjtë dhe sovranë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë do ta bëjmë që në ditën e parë…. Duam që njerëzit të vijnë në Shtetet e Bashkuara, por duam që ta bëjnë këtë në rrugë të ligjshme”.

    Duke përsëritur akuzat se nga shumë vende po vijnë drejt kufijve të Amerikës persona me historik penal, ai u zotua sërish për të bërë operacionin më të madh të deportimit në historinë e Amerikës. Ai iu drejtua Amerikës duke u zotuar “t’i mbajë djemtë dhe vajzat tona të sigurta” dhe përmendi si shembull komentet e kryeministrit hungarez Victor Orban duke vlerësuar fuqinë e administratës Trump.

    “Rusia sulmoi Gjeorgjinë nën presidentin Obama. Rusia mori Krimenë nën administratën e tanishme. Rusia tani do të gjithë Ukrainën. Nën presidentin Trump, Rusia nuk mori asgjë”, tha ish-presidenti Trump. Është shndërruar në një planet lufte, tha ai, duke përmendur Izraelin, Ukrainën dhe tërheqjen “shkatërrimtare” nga Afganistani. Kina gjithashtu ka qarkuar Tajvanin dhe anijet dhe nëndetëset bërthamore ruse janë pranë bregdetit të Kubës, tha ai.

    “I jap një mesazh të gjithë botës”, tha presidenti Trump. “Duam të na ktheni pengjet tona”, tha ai duke paralajmëruar për pasoja.

    Përgjatë gjithë fjalimit, ish-presidenti Trump premtoi një epokë të artë në zhvillimin e ekonomisë amerikane. “Pak ditë më parë, për pak mori fund rrugëtimi im i përbashkët me ju, por ja ku jemi… Jetojmë në një botë mrekullirash… Çdo moment mbi tokë, është një dhuratë nga Zoti”, tha ai.

    Ish-presidenti Trump e shkruajti vetë fjalimin e tij, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press dy persona në dijeni të çështjes.

    Ndërsa republikanët pritej të dilnin më të bashkuar se nga kuvendet e tyre të viteve të fundit, demokratët vazhdojnë të përjetojnë ndasitë për sa i përket rikandidimit të presidentit Biden. Pas paraqitjes së dobët të tij gjatë debatit me zotin Trump muajin e kaluar, presidenti Biden i ka rezistuar trysnisë së shtuar për t’u tërhequr nga kandidimi, ndërsa po afron kuvendi i vetë Partisë së tij Demokrate që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Çikago.

    Sipas një anketimi të publikuar të mërkurën nga Qendra për Studime Publike dhe agjencia e lajmeve Associated Press, gati dy të tretat e demokratëve në rang vendi mendojnë se presidenti Biden duhet të tërhiqet nga gara dhe ta lejojë partinë e tij të përzgjedhë një kandidat tjetër.

    Kuvendi ofroi një pamje të Partisë Republikane të transformuar nga zoti Trump që kur ai fitoi zemrat e elektoratit të partisë drejt emërimit si kandidat i republikanëve në vitin 2016. Ish-rivalët brenda partisë së zotit Trump – përfshirë senatorët Ted Cruz i Teksasit dhe Marco Rubio i Floridës, ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis – shprehën mbështetjen e pakushtëzuar për ish-presidentin.

    Edhe senatori Vance, i përzgjedhuri i zotit Trump për ta udhëhequr lëvizjen e tij në të ardhmen, dikur ka qenë kritik i ashpër i tij, duke e krahasuar atë në mesazhe private, që rodhën më pas, me Hitlerin.

    Zoti Trump nuk kishte folur në publik që prej sulmit, ndonëse ai pati bërë intervista pa praninë e kamerave./VOA

    Lexo edhe:

    1. Hamasi refuzon çdo plan ndërkombëtar dhe izraelit për të ardhmen e Gazës
    2. Hamasi njoftoi vdekjen e tre pengjeve: Ata u vranë nga sulmet izraelite
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Zelensky pas sulmeve në Kursk: Rusia duhet të detyrohet të bëjë paqe

    Zelensky pas sulmeve në Kursk: Rusia duhet të detyrohet të bëjë paqe

    12/08/20241 Min Read
    Sulme izraelite në Liban, humbin jetën disa persona

    Sulme izraelite në Liban, humbin jetën disa persona

    16/07/20241 Min Read
    Izraeli zgjeron kontrollin në të gjithë kufirin tokësor të Gazës

    Izraeli zgjeron kontrollin në të gjithë kufirin tokësor të Gazës

    30/05/20243 Mins Read
    Hamasi: Të paktën 29 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite teksa po prisnin ndihma

    Hamasi: Të paktën 29 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite teksa po prisnin ndihma

    15/03/20241 Min Read
    Fermerët belgë rreshtojnë traktorët para Parlamentit Europian

    Fermerët belgë rreshtojnë traktorët para Parlamentit Europian

    31/01/20241 Min Read
    Top Posts
    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    07/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë Maqedonia

    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    07/06/20252 Mins Read

    Me rritjen e temperaturave në vend, Instituti i Shëndetit publik ka dalë sot me rekomandime,…

    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    Për të nëntën herë radhazi në Koçan u marshua për të kërkuar drejtësi për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën “Pulse”

    07/06/2025
    Sylvinho zbulon formacionin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë

    Sylvinho zbulon formacionin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë

    07/06/2025
    Në Tiranë bëhet festë, muzikë dhe valle në prag të ndeshjes me Serbinë

    Në Tiranë bëhet festë, muzikë dhe valle në prag të ndeshjes me Serbinë

    07/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne

    Pasojat që do t’i përballni nëse nuk po flini sa duhet

    06/06/2025
    Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut, çfarë duhet të bëni

    Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut, çfarë duhet të bëni

    05/06/2025
    Rënie spektakolare nga karrigia gjatë emisionit live, prezantuesja e kthen në moment viral

    Rënie spektakolare nga karrigia gjatë emisionit live, prezantuesja e kthen në moment viral

    05/06/2025
    Me te lexuara
    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    07/06/2025
    Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

    Për të nëntën herë radhazi në Koçan u marshua për të kërkuar drejtësi për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën “Pulse”

    07/06/2025
    Sylvinho zbulon formacionin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë

    Sylvinho zbulon formacionin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë

    07/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.