
Donald Trump do t’i bashkohet këtë mbrëmje shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.
Fushata e ish-presidentit po organizon një festë në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago dhe Palm Beach Club për mijëra mbështetës.
Nuk është e qartë nëse Trump dhe Musk do të marrin pjesë në këto event, por një burim i afërt i BBC thotë se dyshja do të jenë bashkë.
Nga ana tjetër, Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë me mbështetës dhe stafin e lartë të Shtëpisë së Bardhë./vizionplus.tv