
Burimet kanë zbuluar për Al Jazeera kushtet fillestare të marrëveshjes së mundshme të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Bëhet fjalë për marrëveshjen e shqyrtuar në Paris, ku ndër pikat kryesore është ajo e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi.
Sipas artikullit, marrëveshja përfshin pranimin e kërkesës nga Izraeli për të rritur hyrjen e ndihmave humanitare dhe strehimit të përkohshëm të civilëve në Rrip.
Në artikull gjithashtu shkruhet se Izraeli ra dakord të lironte 400 të burgosur palestinezë, duke përfshirë disa të dënuar me shumë vite.
Izraeli propozoi gjithashtu rishpërndarjen e forcave të tij jashtë zonave të populluara dhe pezullimin e zbulimit ajror për 8 orë në ditë./vizionplus.tv/