Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Greqi.

Mjeku ligjor ka identifikuar një objekt metalik brenda trupit të viktimës që u gjet e djegur në një automjet disa ditë më parë në Greqi.

Dyshohet se objekti i përket predhës së plumbit që i ka marrë jetën personit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skourtas, në Viotia. Policia greke ka marrë një mostër ADN-je nga një i afërm i një punëtori ndërtimi nga Shqipëria, që dyshohet se mund të jetë viktima, njoftojnë mediat e huaja.

Trupi u gjet të premten e kaluar, i prangosur dhe i djegur në një automjet që rezulton i vjedhur. Sipas hetimeve paraprake, makina mund të jetë djegur dy deri në tre ditë para se të zbulohej nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet.

Mjeti ishte vjedhur në maj nga zona e Glifadhas në Athinë dhe mbante targa të falsifikuara të një makine nga Katerini. Policia greke po heton pistën që viktima të jetë një shtetas shqiptar që rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version