Temperaturat ekstreme kanë bërë që shtete të ndryshme ta përjetojnë në mënyra të ndryshme fillimin e vitit 2026.

Në SHBA, të paktën 34 persona kanë humbur jetën nga një stuhi shkatërruese dimërore që arriti kulmin gjatë fundjavës, duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore në dhjetëra shtete, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Temperaturat kanë rënë deri në -40 gradësh, duke lënë një milion njerëz pa energji elektrike, ndërsa numri i viktimave rritet ndjeshëm.

Akulli dhe bora filluan të bien në të gjithë SHBA-në jugore, nga Teksasi në Kansas, duke filluar të premten, më 23 janar, dhe u zhvendosën në lindje të dielën, më 25 janar, duke sjellë të ftohtë ekstrem nga Karolina e Jugut në Nju Jork.

Por ndërsa në SHBA po përjetohet i ftohti ekstrem, Australia po përvëlohet nga vala e të nxehtit.

Në ditët në vijim, është parashikuar që temperaturat të shkojnë deri në 50 gradë celcius, duke ngritur alarmin për zjarre.

Kohëzgjatja e valës së të nxehtit është parashikuar për shtatë deri në tetë ditë rresht në pjesën më të madhe të Australisë, periudha më e gjatë që nga vitet 1930 në pjesë të Uellsit të Ri Jugor.

Dhe ndërsa zonat bregdetare po përjetojnë vetëm shpërthime të shkurtra të nxehtësisë, Melburni pritet të regjistrojë temperaturat më të larta në 17 vjet të martën, pas temperaturave rekord të larta në disa pjesë të Australisë Jugore të hënën, duke përfshirë një rekord prej 49.5°C në Ceduna./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version