minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Cameron vizitë zyratre në Kosovë: Stabiliteti i Ballkanit është shumë i rëndësishëm, Britania ka investuar për këtë - Shqiperia.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë David Cameron ndodhet këtë të enjte në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Cameron ka mbërritur në Prishtinë mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Ndërkohë sot ka zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në konferencën e përbashkët me ministren Gërvalla, Cameron u shpreh se ndodhet në Prishtinë për të shprehur mbështetjen, ndihmën dhe promovimin nga Britania e Madhe për shtetin e Kosovës.

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it”, tha ai.

Cameron bëri të ditur se kanë folur edhe për trajnimin e disa pjesëtarëve të FSK-së në Britani, çështjet ekonomike, luftimin e korrupsionit, etj.

Sipas tij, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe Britania e Madhe ka investuar shumë në këtë drejtim.

Ndërkohë ministrja e Jashtme Donika Gërvalla u shpreh se në takim ka falenderuar homologun e saj britanik për mbështetjen e dhënë për Kosovën, para dhe pas luftës.

“Vura në pah edhe rolin qendror që ka pasur Mbretëria e Bashkuar në ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës në vitin 1998 dhe 1999. Kosova për këtë do të jetë mirënjohëse përjetë”, ka deklaruar Gërvalla./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version