minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Burri shokon shitësin: Dua të blej bar miu për të vrarë veten! - Shqiperia.info

Punonjësit e një dyqani që tregtojnë produkte bujqësore janë përballur me një kërkesë të çuditshme. Një burrë ka hyrë në dyqan dhe u ka kërkuar bar miu për t’i dhënë fund jetës së tij.

Mediat greke raportojnë se burri ka hyrë në dyqan dhe i ka kërkuar një punonjësi të blinte një sasi helmi për minj. Ky i fundit e pyeti për çfarë e donte, por ka marrë përgjigjen: “Dua të vras ​​veten ” .

Shitësi, teksa është kamufluar se po përgatiste produktin për t’ia shitur, ka lajmëruar policinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët, të cilët i janë afruar në mënyrë diskrete burrit. Më pas, ai është transferuar në Klinikën Psikiatrike në Ilias, ku mjekët e kanë parë të nevojshme transferimin e tij në një institucion psikiatrik në kryeqytet për trajtim më të mirë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version