minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Britania hedh 10 tonë ndihma ushqimore për civilët në Gaza - Shqiperia.info

Forca Ajrore Britanike, RAF, hodhi me parashutë gjithsej 10 tonë ushqim të destinuar për civilët në Rripin e Gazës të hënën për herë të parë.

Njoftimi përkatës, siç raporton Reuters, është bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.

Ndihma humanitare, ujë, oriz, vaj gatimi, miell, ushqim të konservuar dhe formula për foshnjat synon të mbështesë njerëzit në Rripin e Gazës, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga ministria.

Ndihma u bë nga RAF si pjesë e një misioni ndihmash ndërkombëtare të koordinuar nga Jordania, thuhet në tekst. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version