minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Britania e Madhe goditet nga i ftohti ekstrem, temperatura deri në -15 gradë - Shqiperia.info

Britania e Madhe është goditur nga i ftohti ekstrem, me temperaturat që kanë shkuar në minus 13 gradë. Meteorologët thanë se nata e së martës mund të jetë më e ftohta në 14 vite.

Temperaturat e ulëta dhe dëbora e vazhdueshme kanë detyruar tashmë mbylljen e shkollave në Skoci dhe Anglinë veriore. Dëbora dhe shiu pritet të vazhdojnë të mbulojnë pjesët veriore të Britanisë së Madhe, megjithëse do të ketë pak diell, shkruan Living.

Temperaturat në Skoci pritet të shkojnë në minus 15 gradë, duke e bërë natën më të ftohtë që nga viti 2010, raporton The Independent.

Britania e Madhe është e përgatitur për temperatura nën zero deri në fundjavë, ku të martën janë mbyllur më shumë se 100 shkolla në Skoci dhe dhjetëra në Merseyside.

Share.
Exit mobile version