minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Bombardoi Sirinë, Irani kërcënon Izraelin me hakmarrje - Shqiperia.info

Irani akuzoi Izraelin për kryerjen e sulmit që vrau katër zyrtarë ushtarakë iranianë në Siri dhe kërcënoi me hakmarrje në kohën dhe vendin e duhur, sipas një deklarate diplomatike iraniane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani “dënoi pa mëdyshje aktin kriminal të regjimit sionist”, i cili sipas tij është një përpjekje e dëshpëruar për të përhapur paqëndrueshmëri dhe pasiguri në rajon.

Izraeli ka zgjeruar sulmet duke goditur tashmë edhe Sirinë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën ose janë plagosur 10 persona, duke mos skecifikuar qartë numrin e viktimave.

Në sulmin e organizuar në kryeqytetin Damask raportohet se janë vrarë dy anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version