minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Bombardime të rënda izraelite në kampin e refugjatëve, 17 të vdekur, dhjetëra nën rrënoja - Shqiperia.info

Të paktën 17 persona vdiqën gjatë natës në kampin e refugjatëve Nuseirat pas bombardimeve të rënda izraelite në Gazën qendrore.

Sipas Al Jazeera, në sulmin e parë vdiqën 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, pesë prej tyre i përkisnin së njëjtës familje, ndërsa të paktën 10 u plagosën.

Njerëz të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Një orë më vonë, shtëpia e një familjeje tjetër u godit, mes viktimave ishte një çift, fëmijët dhe gjyshërit e tyre.

Dy të tjerë u vranë në rrugën bregdetare në Gazën perëndimore-qendrore.

Rreth 35 persona të lënduar nga sulmet janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, shkruan Al Jazeera./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version