Close Menu
    What's Hot
    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

    15/05/2025
    Halki Podcast – një hapësirë për zhvillimin e prindërve dhe fëmijëve

    Banka Zhvillimore: Bëhet pagesa e tretë e kredisë hungareze për kompanitë

    15/05/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

      Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

      15/05/2025
      Halki Podcast – një hapësirë për zhvillimin e prindërve dhe fëmijëve

      Halki Podcast – një hapësirë për zhvillimin e prindërve dhe fëmijëve

      15/05/2025
      Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

      Banka Zhvillimore: Bëhet pagesa e tretë e kredisë hungareze për kompanitë

      15/05/2025
      Zakonet e njerëzve të suksesshëm në botë që çojnë drejt zgjidhjes së çdo problemi: Sekreti është këtu

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Blinken: SHBA kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
    Bota

    Blinken: SHBA kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

    07/01/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Blinken: SHBA kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Blinken: SHBA kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

    Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se në takimet me zyrtarët izraelitë këtë javë, ai do të kërkojë që të bëhet më shumë në shmangien e viktimave në mesin e civilëve në Rripin e Gazës.

    Duke folur në një konferencë shtypi në Doha pas takimit me Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, Sekretari Blinken tha se civilët palestinezë duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ndaj tyre nuk duhet ushtruar trysni për t’u larguar nga Rripi i Gazës.

    Në konferencën e përbashkët për shtypin, Emiri i Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani tha se vrasja e një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm të Izraelit me dron në Bejrut ka ndikuar në aftësinë e Dohas për të ndërmjetësuar në bisedimet mes negociatorëve izraelitë dhe atyre palestinezë. Megjithatë ai tha se Katari do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për konfliktin Hamas-Izrael.

    Më herët të dielën ai u takua me mbretin dhe ministrin e jashtëm të Jordanisë dhe vizitoi një depo të Programit Botëror të Ushqimit në Aman, ndërsa vazhdon misionin diplomatik në Lindjen e Mesme për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, në të gjithë rajonin. Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë sipas saj rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua të dielën me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe ministrin e Jashtëm, Ayman Safadi në një përpjekje diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mes Izraelit dhe grupit militant Hamas, në Rripin e Gazës. Zoti Blinken po u bën thirrje fqinjëve arabë të Izraelit të luajnë rol në të ardhmen lidhur me drejtimin e Gazës pas luftës.

    Zoti Blinken vizitoi gjithashtu një depo të Programit Botëror të Ushqimit ku ngarkohen kamionë me ndihma për Gazën.

    Jordania dhe vendet e tjera arabe kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm që nga shpërthimi i konfliktit në muajin tetor.

    “Turqia është e gatshme të përdorë ndikimin e saj në Lindjen e Mesme për të ulur tensionet dhe parandaluar përhapjen e konfliktit të Gazës”, u tha sekretari Blinken gazetarëve të shtunën vonë, pasi zhvilloi bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, një kritik i fortë i aksioneve ushtarake të Izraelit në Gaza.

    Të shtunën sekretari amerikan zhvilloi takime me presidentin Erdogan në Stamboll dhe më pas në Kretë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ai nisi një mision diplomatik në Lindjen e Mesme këtë javë ndërsa shtohet frika se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.

    Në një takim të veçantë me zotin Blinken, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm” në Gaza dhe për futjen e pandërprerë të ndihmave humanitare. Sipas burimeve diplomatike turke, zoti Fidan mbështeti gjithashtu fillimin e menjëhershëm të negociatave për një zgjidhje me dy shtete.

    Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët. Kjo përfshin arritjen e të drejtave politike për palestinezët, veçanërisht krijimin e një shteti palestinez me garanci sigurie për Izraelin.

    Në një tjetër zhvillim nga fusha e betejës, ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë sipas tyre rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente.

    Admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë Izraelite, tha në një konferencë se tani forcat do të përqëndrohen në jug dhe në qendër të Gazës, duke pranuar se ky operacion do të marrë kohë.

    Ai tha se përpjekja ushtarake e Izraelit për të zhdukur Hamasin nga Gaza qendrore dhe jugore do të bëhet ndryshe nga ajo që u bë në veri, duke vënë në dukje se “kampet e refugjatëve janë të mbushura plot me terroristë”.

    Po ashtu kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të shtunën se lufta kundër Hamasit “nuk duhet të ndalet” derisa Izraeli të arrijë tre objektiva kryesore: “eliminimi i Hamasit, kthimi i pengjeve dhe garantimi që Gaza nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin”.

    Nga ana tjetër Izraeli dhe grupi militant Hezbollah vazhduan shkëmbimin e zjarrit përtej kufirit të Libanit. Sirenat për sulme ajërore u ndezën në të gjithë Izraelin verior, ndërsa grupi militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani tha se lëshoi më shumë se 60 raketa ndaj një bazë ushtarake izraelite.

    Izraeli tha se u kundërpërgjigj duke goditur një “celulë terroriste përgjegjëse për lëshimet e raketave”. Gjithashtu njoftoi se goditi disa objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor. /VOA

    Lexo edhe:

    1. Marina e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar zmbrapsin sulmin më të madh Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq
    2. Finlanda zgjat mbylljen e kufirit me Rusinë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    EMRI/ Aksidentoi për vdekje finalandezin, arrestohet shqiptari në Greqi

    19/07/20241 Min Read
    “Kina mbështet Moskën”, Zelensky thirrje liderëve botërorë për pjesëmarrje në Samitin e Paqes

    02/06/20242 Mins Read
    Spanja dhe Irlanda pritet të njohin shtetin palestinez brenda këtij muaji

    09/05/20242 Mins Read
    Britani e Madhe: Do fillojnë fluturimet e dëbimit në Ruandë?

    18/03/20244 Mins Read
    Shpërthimi i “Boeing 737 Max 9”, autoritetet: Nuk dihet se kur do të fluturojnë sërish

    11/01/20242 Mins Read
    Top Posts
    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

    15/05/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar Maqedonia

    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

    15/05/20251 Min Read

    Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti th sot se është pikërisht ai së bashku me ministrin…

    Halki Podcast – një hapësirë për zhvillimin e prindërve dhe fëmijëve

    Halki Podcast – një hapësirë për zhvillimin e prindërve dhe fëmijëve

    15/05/2025
    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

    Banka Zhvillimore: Bëhet pagesa e tretë e kredisë hungareze për kompanitë

    15/05/2025
    Zakonet e njerëzve të suksesshëm në botë që çojnë drejt zgjidhjes së çdo problemi: Sekreti është këtu

    Zakonet e njerëzve të suksesshëm në botë që çojnë drejt zgjidhjes së çdo problemi: Sekreti është këtu

    15/05/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Modelja e njohur theu rregullat e veshjes në Festivalin e Filmit në Kanë

    Modelja e njohur theu rregullat e veshjes në Festivalin e Filmit në Kanë

    15/05/2025
    Puthje pas kualifikimit, kush është i dashuri i Beatriçes së Shkodrës Elektronike

    14/05/2025
    9 raste në një javë në Kosovë, çka është fruthi?

    Me te lexuara
    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

    15/05/2025
    Halki Podcast – një hapësirë për zhvillimin e prindërve dhe fëmijëve

    Halki Podcast – një hapësirë për zhvillimin e prindërve dhe fëmijëve

    15/05/2025
    Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

    Banka Zhvillimore: Bëhet pagesa e tretë e kredisë hungareze për kompanitë

    15/05/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.