Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se negociatat që po zhvillohen për armëpushim në Gaza, janë ndoshta mundësia e fundit për t’i kthyer pengjet në shtëpi dhe për t’i dhë fund luftës.
Dekalrat Blinken i bëri nga izraeli ku mbërriti për herë të dhjetë që prej nisjes së luftës.
“Ky është një moment vendimtar, ndoshta më i miri, ndoshta mundësia e fundit për t’i kthyer pengjet në shtëpi, për të arritur armëpushim, dhe për t’u nisur në rrugë të duhur për paqe të qëndrueshme dhe siguri. Është koha që të përfundohet kjo punë. Po ashtu, është koha që të sigurohemi që askush të mos marrë hapa që mund të dëmtojnë procesin”, tha Blinken.
Kryediplomati amerikan e kosnideroi situstën në Lindjen e Mesme si shumë të tensionuar dhe paralajmëroi kundër ndonjë veprimi që mund të përkeqësojë situatën.
Presidenti Hezog, i cili ka vetëm rol ceremonial, ka thënë se izraelitët dëshirojnë të shohin kthimin e pengjeve sa më shpejt që është e mundur.
Pas takimit me presidentin izraelit Isac Herzog, Blinken do të taohet gjithashtu më vonë gjatë ditës me kryeministrin Benjamin Netanjahu.
Arritja e marrëveshjes së armëpushimit është vënë kusht nga rani për të mos sulmuar në shkallë të gjerë izraelin si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit në Iran, Ismail Hanieh. /vizionplus.tv