minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Bien akuzat, Trump fiton një tjetër betejë ligjore - Shqiperia.info

Gjykatësja Eileen Cannon në Florida ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Drejtësisë kundër Donald Trump.

Gjykatësja argumentoi  se emërimi dhe financimi i këshilltarit special Jack Smith ishte i paligjshëm.
Vendimi erdhi në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane dhe pas një atentati ndaj ish-presidentit amerikan gjatë fundjavës.

Trump është deklaruar i pafajshëm  për disa akuza në rastin në lidhje me trajtimin e tij të dokumenteve të klasifikuara, duke përfshirë fshehjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare.

“Gjykata është e bindur se ndjekja penale e këtij veprimi nga Këshilltari Special Smith shkel dy gurë themelorë strukturorë të skemës sonë kushtetuese – rolin e Kongresit në emërimin e zyrtarëve kushtetues dhe rolin e Kongresit në autorizimin e shpenzimeve me ligj,” tha Cannon.

Smith ngriti akuza kundër Trump në Florida, vendi i rezidencës private të Trump në Mar-a-Lago, duke pretenduar se ai kishte keqpërdorur dokumente të klasifikuara kur u largua nga detyra. Gjykatësja Cannon e shikoi shtrembër faktin që Smith mblodhi një juri të madhe në Uashington, D.C. – një juridiksion famëkeq anti-Trump – dhe jo në Florida.

Nuk është e qartë nëse vendimi i Cannon ndikon në ndjekjen penale të veçantë të Smith ndaj Trump për akuzat e lidhura me 6 janarin në Uashington. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version