Bashkimi Evropian dhe India kanë arritur një marrëveshje historike të tregtisë së lirë, pas gati 20 vitesh negociata.

Nënshkrimi u bë gjatë samitit tre ditor që po mbahet në Nju Delhi.

Marrëveshja parashikon tregti të lirë të mallrave mes BE-së me 27 shtete anëtare dhe Indisë dhe mbulon afro 25 për qind të ekonomisë globale. Sipas Komisionit Evropian, pakti do të ulë ndjeshëm tarifat doganore dhe do të eliminojë gradualisht detyrimet për shumicën e eksporteve evropiane, përfshirë kimikatet, makineritë, pajisjet elektrike, avionët dhe anijet kozmike.

Marrëveshja do të lehtësojë gjithashtu aksesin e fermerëve dhe bizneseve të vogla indiane në tregjet evropiane.

“Njerëzit në mbarë botën po e quajnë këtë si nënën e të gjitha marrëveshjeve. Kjo marrëveshje do të sjellë mundësi të mëdha për 1.4 miliardë banorët e indisë dhe miliona njerëz në evropë”.

Presidentja e komisiont evropian tha se marreveshjet do të jenë njësoj fitimprurse për të dyja vendet:

“Sot, dy demokracitë më të mëdha në botë nisën një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje. Një platformë për bashkëpunim më të gjerë mbi çështjet strategjike që kanë më shumë rëndësi – nga industria e mbrojtjes te siguria detare. Kjo është ajo që bëjnë partnerët e besuar dhe është vetëm fillimi. Do ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë strategjik.”

Bisedimet midis Indisë dhe BE-së vijnë në një kohë që të dyja vendet përballen me kërcënime tatirmore dhe po kërkojnë të mbrohen nga marrëdhëniet e paqëndrueshme me shtetet e bashkuara.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version