minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Atentati ndaj babait të tyre, reagojnë fëmijët e Trump: Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari - Shqiperia.info

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar në platformës X pas atentatit që iu bë babait të saj.

“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot.”

“Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë.”

Gjithashtu, Donald Trump Jr postoi në X një imazh të babait të tij nga mitingu në Pensilvani me grushtin në ajër dhe gjakun e tij në fytyrë.

Krahas imazhit ai shkruan: “Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.

“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version