minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të grabiste një dyqan por plagosi pronarin dhe të bijën - Shqiperia.info

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version