minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Anija cisternë goditet nga një raketë e panjohur në Oman - Shqiperia.info

Një anije cisternë u godit nga një raketë e panjohur në juglindje të Omanit të enjten ditën e sotme, duke pësuar dëmtime në urën e komandimit, njoftoi Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas UKMTO-së, incidenti ndodhi rreth 7.5 milje detare në juglindje të Dahit, në Oman.

“Në anën e djathtë të një anijeje mallrash ka goditur një predhë e panjohur, duke shkaktuar dëme në urën e komandimit”, thuhet në deklaratën e autoriteteve britanike.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo për ndonjë ndikim mjedisor si pasojë e incidentit.

UKMTO bëri të ditur se autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa anijeve që lundrojnë në zonë u është kërkuar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Share.
Exit mobile version