Close Menu
    What's Hot
    MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

    27/06/2025
    Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri i 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso

    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

      MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

      27/06/2025
      MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

      Shkupi sot me temperaturën e tretë më të lartë në Evropë, 41.7 gradë Celsius

      27/06/2025
      BDI: Pushteti po tenton të delegjitimojë procesin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, ku shqiptarët dolën me 29,5 për qind

      Ekonomistët: Nevojitet metodologji e saktë për të vendosur një standard për llogaritjen e shportës konsumatore

      27/06/2025
      MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

      MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

      27/06/2025
      Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri i 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso

      Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri i 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso

      27/06/2025
      Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

      Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

      27/06/2025
      MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

      Shkupi sot me temperaturën e tretë më të lartë në Evropë, 41.7 gradë Celsius

      27/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Analiza, trupa tokësore për Ukrainën: A ka motive të caktuara Macron?
    Bota

    Analiza, trupa tokësore për Ukrainën: A ka motive të caktuara Macron?

    28/02/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Analiza, trupa tokësore për Ukrainën: A ka motive të caktuara Macron?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Analiza, trupa tokësore për Ukrainën: A ka motive të caktuara Macron?

    Takimi i organizuar në Paris për Ukrainën synonte të sillte ujdi – por ai do të mbetet në kujtesë si gurthemel i mungesës së unitetit. E kjo sepse Emmanuel Macron nxitoi të dilte i pari në krye edhe një herë. Pyetjes së gazetares, nëse është e saktë ajo që kishte thënë kryeministri sllovak miqësor ndaj Rusisë, Robert Fico, se në takimin e Parisit ishte folur për dërgimin e trupave të paqes, Macron iu përgjigj me po. Kemi folur hapur dhe shumë drejtpërdrejt për gjithçka. Nuk ka konsens për atë që të dërgohen trupa tokësore në Ukrainë. “Por ne kemi një dinamikë, tek e cila asgjë nuk mund të përjashtohet. Ne po bëjmë gjithçka, që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”, sipas presidentit francez.

    Kur Macron e tha këtë, shumë politikanë ishin larguar nga Parisi. Reagimet megjithatë nuk vonuan të nesërmen. Polonia, Italia, Britania e Madhe, Sllovakia bënë të ditur, se nuk planifikojnë të dërgojnë trupa tokësore. Kancelari Scholz në kuadër të një takimi në Freiburg siguroi, se “edhe në të ardhmen vlen, që nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase, që dërgohen atje nga shtetet e NATO-s apo BE.”

    Strategji e dykuptimësisë

    Tani po bëhen interpretime, se pse Macron pa nevojë ka shkuar kaq larg. Ajo që dihet është se kjo hedhje ideje përshtatet me filozofinë e kërcënimit, “të strategjisë së dykuptimësisë” kundrejt Rusisë. Moska nuk duhet të flejë në siguri. Nuk ka lodhje në BE përsa i përket Ukrainës, u tha nga Pallati Elysée në Paris. Në të njëjtën kohë Macron e sheh veten si lider në BE, si dikush që ka sjellë në vetëdijen e BE qëllimin e sovranitetit të Europës, dhe që e nxit Europën të bëhet me e pavarur. Ai tha se “Është e ardhmja jonë. Europa është në lojë. Pra duhet të vendosin europianët. Ne duhet të jemi në gjendje për veten pa ndihmë nga jashtë. Jo nga zemërimi ose pesimizimi, por thjesht sepse varet nga ne.”

    Thumb kundër Gjermanisë?

    Por ky propozim mund të mendohet edhe si thumb kundër Gjermanisë. Sepse Gjermania dhe Franca fajësojnë njëra-tjetrën, se nuk bëjnë sa duhet për mbështetjen e Ukrainës. Berlini kritikon që ndihma e Francës për Ukrainën është shumë e vogël. Parisi nga ana e tij thotë, se përkundër Gjermanisë, Franca dërgon raketa me rreze të gjatë veprimi, që nevojiten me urgjencë në fushëbetejë. Nuk fshihej kritika ndaj Scholz, kur të hënën në mbrëmje, Macron tha se ata që thonë sot “kurrë, asnjëherë”, janë ata që në të shkuarën kanë thënë “asnjëherë tanke, asnjëherë avionë”.

    Kritika Macronit i erdhën edhe nga opozita në vend. Zëri më radikal i të majtëve në Francë, Jean-Luc Mélenchon shkroi në platformën X, se “është i papërgjegjshëm ky shkallëzim verbal i një fuqie nukleare kundër një fuqie tjetër nukleare “. Edhe kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë,  Rassemblement National, Marine Le Pen e kritikoi presidentin. Macron luan “shefin e luftës”, tha Le Pen. Po ashtu edhe Moska reagoi ashpër. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se thjesht që diskutohet mundësia e një dërgimi të kontigjenteve në Ukrainë nga vende të NATO-s është një “element shumë i rëndësishëm i ri.” Kjo do të kishte pashmangshëm si pasojë konfrontimin.”

    Vendimi për prodhimin e municionit

    Debati pas deklaratës së Macron bëri që të mos i kushtohej vëmendja e duhur vendimeve në Konferencën e Parisit, ku 15 vende e mbështetën propozimin çek për të blerë municion për Ukrainën në BE. Holanda do të verë në dispozicion 100 milionë euro për këtë. Temë e ndjeshme mbetet ajo e dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi. Kancelari Scholz që u largua menjëherë pas përfundimit të konferencës e refuzoi dërgimin e raketave “Taurus”. Franca përkundër Gjermanisë dërgon raketa e saj me rreze të gjatë veprimi, SCALP. Tani do të krijohet një koalicion i shteteve që kanë vullnetin të organizojnë furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të mesme e të gjatë veprimi. Shtetet pjesëmarrëse në konferencë ranë në ujdi për 5 qëllime të përbashkëta: Mbrojtjen e Moldavisë, forcimin e mbrojtjes kibernetike kundër Rusisë, forcimin e Ukrainës në kufirin bjellorus, prodhimi i armëve dhe municionit dhe ndihmat për heqjen e minave. /DW

    Lexo edhe:

    1. Pamjet dramatike, Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 7.6 ballë, paralajmërohet rrezik për tsunami
    2. Atentat mafioz shqiptarit në Greqi, qëllohet me 3 plumba
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Scholz e Macron: Gjeorgjia po devijon nga rruga evropiane

    20/05/20242 Mins Read
    Ekipi i OKB-së: Ka arsye të besohet se Hamasi kreu dhunë seksuale më 7 tetor

    04/03/20242 Mins Read
    Sulm raketor izraelit në Damask, të paktën 5 viktima

    20/01/20241 Min Read
    Shkupi refuzon kërkesën e Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake

    28/12/20232 Mins Read
    SHBA thirrje G7: Të shqyrtohen mënyra për të sekuestruar asete ruse me vlerë 300 miliardë dollarë

    28/12/20231 Min Read
    Top Posts
    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    27/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë Maqedonia

    MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

    27/06/20252 Mins Read

    Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zyrtarisht ka filluar fazën e parë të rikonstrukcionit…

    Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri i 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso

    Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri i 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso

    27/06/2025
    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    27/06/2025
    MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

    Shkupi sot me temperaturën e tretë më të lartë në Evropë, 41.7 gradë Celsius

    27/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    27/06/2025

    Sa rrezik kemi të marrim infeksione nga tualetet publike?

    27/06/2025
    Ivanka Trump poston foto nga Venecia: Duke festuar historinë e dashurisë së miqve tanë

    Me te lexuara
    MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

    MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

    27/06/2025
    Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri i 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso

    Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri i 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso

    27/06/2025
    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    Brenda dasmës super luksoze të Jeff Bezos: Lista e të ftuarve dhe shpenzimet marramendëse

    27/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.