minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga humnera, i përfshirë dhe një shqiptar - Shqiperia.info

GREQI– Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës, 26 dhjetor, në rrugën provinciale Veria-Sfikia, rreth tre kilometra larg fshatit Pieri.

Automjeti në të cilin udhëtonin dy gra, i cili shkonte në drejtim të Sfikisë, ka rënë nga një shkëmb rreth 80 metra i lartë. Për pasojë pasagjerja 73-vjeçare ka humbur jetën dhe drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur.

Sipas informacioneve të verianet, shoferja ishte nusja e viktimës dhe ato po ktheheshin nga spitali i Verias ku e moshuara i ishte nënshtruar hemodializës.

Njësia e Zjarrfikëses ka nxjerrë dy të aksidentuarat nga makina dhe i ka dërguar në spital, por për të moshuarën mjekët nuk mund të bënin më asgjë.


Në të njëjtën kohë, sipas mediave vendase, është ndaluar edhe drejtuesi i makinës, me origjinë shqiptare, mjeti i të cilit dyshohet se i ka bllokuar rrugën makinës me të cilën udhëtonindy gratë.

Gruaja që po kthehej në Sfikia, me vjehrrën për të shmangur një përplasje kokë më kokë, ka devijuar rrugën e saj dhe ka përfunduar në humnerë.

Autoritetet po kryejnë hetimet për ngjarjen, ndërsa eksperti në vendngjarje pritet të zbardhë shkaqet e sakta të tragjedisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version