minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përplaset me urën, 9 viktima dhe 26 të lënduar - Shqiperia.info

Një autobus u përplas në një urë autostrade pranë Ankarasë, Turqi, të premten herët në mëngjes, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur 26, tha guvernatori i rajonit të kryeqytetit të Turqisë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:00, njoftoi kanali televiziv publik TRT. Ai e kishte nisur udhëtimin e tij nga Eskişehir, një qytet në perëndim të Ankarasë.

Guvernatori i rajonit të Ankarasë, Vasip Sahin, tha se provat fillestare tregonin se shoferin e kishte zënë gjumi, pasi nuk kishte shenja se ai kishte tentuar të frenonte. Autoritetet kanë nisur hetimet për aksidentin.

Aksidentet me autobus janë mjaft të shpeshta në Turqi. Në maj, 10 persona u vranë dhe 40 u plagosën kur një autobus, dy makina dhe një kamion u përplasën në një autostradë pranë qytetit jugor të Mersinës. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version