Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Milanos në Itali pasditen e kësaj të enjte.

Mësohet se një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti u shkaktua nga një 55-vjeçar i cili drejtonte një furgon. Dy këmbësorët e tjerë të plagosur janë një 21-vjeçar dhe një 50-vjeçar.

Sipas mediave italiane autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version