minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Aksident i rëndë në Greqi, makina përplaset me autobusin, katër të vdekur - Shqiperia.info

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi, Greqi.

Një makinë dhe një autobus u përplasën me njëri-tjetrin në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala.

Sipas medieve greke, 6 persona kanë mbetur të lënduar. Makina është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, ndërsa personat që ndodheshin në të gjetën vdekjen e menjëhershme.

Si ndodhi aksidenti

Një makinë u përplas me një autobus që udhëtonte nga Toxotes në drejtim të Ksantisë.

Sipas vlerësimeve të para, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është futur nën autobus. Përplasja ka qenë e rëndë, dhe pasagjerët e makinës kanë humbur jetën menjëherë.

Share.
Exit mobile version