Një aksident i frikshëm në punë ka ndodhur në Kinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mediat e huaja raportojnë se dy personat po kryenin punime riparimi në një pallat të vjetër, kur shkalla ekzistuese prej betoni u lëshua dhe dëmtoi rëndë personat.
Në vendngjarje shkuan ambulancat dhe dërguan menjëherë në spital dy shtetasit.