Një aksident i rëndë ka tronditur një cirk në Itali, ku një akrobat humbi jetën gjatë një performance që mori përmasa tragjike. Ngjarja ndodhi në Sant’Anastasia, pranë Napolit, gjatë shfaqjes së cirkut Imperial Royal, raporton Wanted in Rome.
Incidenti ndodhi gjatë numrit të njohur si “Globi i Vdekjes”, ku tre motoçiklistë profesionistë kryejnë lëvizje të sinkronizuara brenda një sfere gjigante metalike. Tre performuesit një 26-vjeçar kilian, një 43-vjeçar meksikan dhe një kolumbian po ashtu 43-vjeçar po ekzekutonin numrin në errësirë, të ndriçuar vetëm nga dritat LED të kostumeve të tyre.
Gjatë performancës, 26-vjeçari humbi kontrollin e motoçikletës dhe u rrëzua. Kur u ndezën dritat, u kuptua menjëherë se situata ishte tepër e rëndë. Sipas Corriere della Sera, i riu ndërroi jetë pak çaste më vonë, pavarësisht ndihmës së shpejtë.
Incidente mortale a Sant’Anastasia,Napoli dove uno spettacolo acrobatico dell’Imperial Royal Circus si è trasformato in tragedia.Due motociclisti professionisti si sarebbero scontrati durante un numero acrobatico. Uno dei due stuntman è morto a causa delle gravi ferite riportate. pic.twitter.com/sEri8PhzZ9
— Franco Scarsella (@FrancoScarsell2) November 21, 2025
Tragjedia u zhvillua përpara një audience të madhe, mes tyre edhe shumë fëmijë, të cilët në ato momente po filmonin shfaqjen me celularë. Policia ka nisur hetimet dhe po mbledh pamjet e spektatorëve për të rindërtuar dinamikën e plotë të aksidentit.
Kryebashkiaku Domenico Esposito e cilësoi ngjarjen “shkatërruese”, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e akrobatit:
“Shumë fëmijë ishin të pranishëm dhe dëshmuan këtë tragjedi. Mendimet tona janë me familjet e prekura nga kjo ngjarje e rëndë.”
/vizionplus.tv

