Close Menu
    What's Hot
    Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

    Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

    15/09/2025
    Mbyllet deponia në Nikushtak të Likovës

    Mbyllet deponia në Nikushtak të Likovës

    15/09/2025
    ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

    ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

    15/09/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      08/08/2025
      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      08/08/2025
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

      Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

      15/09/2025
      Mbyllet deponia në Nikushtak të Likovës

      Mbyllet deponia në Nikushtak të Likovës

      15/09/2025
      ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

      ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

      15/09/2025
      Mickoski: Pres me padurim që LSDM të paraqet rezolutën për vijat e kuqe me Bullgarinë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»A po dobësohet mbështetja e aleatëve për Izraelin?
    Bota

    A po dobësohet mbështetja e aleatëve për Izraelin?

    27/03/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    A po dobësohet mbështetja e aleatëve për Izraelin?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    A po dobësohet mbështetja e aleatëve për Izraelin?

    Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës (i cili kontrollohet nga Hamasi), pothuajse 32 mijë vetë kanë humbur jetën që kur ushtria izraelite filloi operacionin e saj ushtarak. Sipas të njëjtit burim në të njëjtën periudhë janë plagosur më shumë se 74.000 vetë. Edhe pse këto shifra nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura, lufta në Rripin e Gazës filloi pas sulmeve terroriste të Hamasit ndaj civilëve në Izrael më 7 tetor, kur sipas informacioneve izraelite, u vranë rreth 1160 vetë dhe u rrëmbyen rreth 250. Megjithatë duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave dhe vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës, dyshimet rreth proporcionalitetit të veprimeve ushtarake të Izraelit po rriten, madje edhe në radhët e aleatëve të ngushtë.

    Shqetësimi midis partnerëve është kryesisht për shkak të planeve të qeverisë izraelite për të vazhduar ofensivën tokësore në Rafah të mbipopulluar në mënyrë që të shkatërrojë plotësisht Hamasin. Ekziston gjithashtu një shqetësim i madh për fatkeqësinë humanitare. Dhe kështu thirrjet për një armëpushim në Rripin e Gazës po bëhen më të mëdha dhe më urgjente. A po humbet Benjamin Netanjahu mbështetjen e aleatëve të tij më të ngushtë?

    SHBA: mosmarrëveshje me Netanjahun

    SHBA është një aleat i vjetër i Izraelit. Deri më tani, Uashingtoni ka mbajtur gjithmonë një dorë mbrojtëse ndaj Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur të drejtën e vetos në të kaluarën për disa rezoluta që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Por SHBA nuk përdori veton në votimin e fundit në KS të OKB ku bëhet thirrje për ndërprerjen e luftimeve dhe vendosjen e armëpushimit.

    Por tashmë janë shfaqur çarje në marrëdhëniet e ngushta dhe harmonike mes SHBA-së dhe Izraelit. Javën e kaluar, gjatë një bisede telefonike, dyshohet se pati një debat të ashpër mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Biden e përshkroi një ofensivë të mundshme tokësore në Rafah si një “gabim”, por Netanjahu ende dëshiron të vazhdojë me këtë plan.

    Por vetë Netanjahu së fundmi e bëri të qartë se përgatitjet për këtë ofensivë do të zgjasin disa javë. Megjithatë, qëndrimi pa kompromis i kryeministrit izraelit, i kombinuar me situatën gjithnjë e më katastrofike humanitare në Rripin e Gazës, shkaktoi një rishikim të qëndrimit amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë vazhdohet me negociata intensive për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken aktualisht është duke vizituar Lindjen e Mesme për të folur me të gjitha palët e përfshira. “Një marrëveshje po afrohet dhe është shumë e mundur,” tha Blinken së fundmi me mjaft besim.

    Kanadaja pezullon dërgimin e armëve

    Edhe Kanadaja i dërgoi sinjale të qarta Izraelit këtë javë. Në Otavë, Parlamenti kanadez, me ndihmën e votave të të Gjelbërve dhe Liberalëve, miratoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të të gjitha dërgesave të armëve në Izrael. Përveç kësaj, Kanadaja duhet të vazhdojë të punojë drejt qëllimit të dy shteteve që lidhet me njohjen e një shteti të pavarur palestinez. Ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly shpjegoi se si lufta aktuale midis Izraelit dhe Hamasit e motivoi këtë vendim: situata në terren, tha ajo, nuk e lejon më Kanadanë të eksportojë armë në rajon.

    Kanadaja konsiderohet një aleat i ngushtë i Izraelit, njësoj si SHBA. Por kryeministri Justin Trudeau kohët e fundit është vënë nën kritika për mbajtjen vazhdimisht të qëndrimeve të paqarta për konfliktin në Lindjen e Mesme. Në dhjetor, Kanadaja miratoi një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim humanitar, por rezoluta nuk përfshinte thirrjen për Hamasin për të lënë armët. Pasi vendet aleate dhe politikanët opozitarë reaguan me moskuptim, Qeveria u detyrua të sqarojë qëndrimin e saj në një deklaratë të plotë. Edhe kur Afrika e Jugut ngriti një çështje gjenocidi kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), Trudeau nuk arriti të formulonte një pozicion të qartë për rastin. Trudeau u tha gazetarëve se Kanadaja mbështet GJND-në dhe “do t’i bindet çdo vendimi” të marrë nga ICJ. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai nuk pranoi të thoshte nëse Kanadaja ndante akuzat për gjenocid.

    Opozita, si dhe aktorë të shumtë të shoqërisë civile, kanë rritur së fundmi presionin ndaj qeverisë Trudeau për të marrë një pozicion më të qartë për konfliktin në Lindjen e Mesme. Kjo ndoshta çoi në një embargo armësh që u vendos nga parlamenti dhe qeveria dëshiron ta zbatojë, megjithëse vendimi i parlamentit nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Kjo e rendit Kanadanë në mesin e vendeve që kanë ndaluar eksportet e armëve në Izrael, ku përfshihen Japonia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.

    Samiti i BE-së: presioni ndaj Izraelit po rritet

    Sidomos brenda Bashkimit Evropian, Spanja është bërë një nga kritikët më të ashpër të operacionit ushtarak izraelit. Së bashku me homologun e tij irlandez Leo Varadkar (i cili që atëherë ka njoftuar dorëheqjen e tij), kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i bëri thirrje Komisionit Evropian të rishikojë marrëveshjen e asocimit të BE-së me Izraelin. Madridi dhe Dublini kanë shprehur dyshime se Izraeli do të përmbushë detyrimet e tij sipas kësaj marrëveshjeje, veçanërisht në lidhje me “respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike” të cilat janë “elemente thelbësore të marrëdhënieve.” Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e hodhi poshtë këtë propozim. Por edhe ministrja gjermane, përpara turneut të saj të ri në Lindjen e Mesme, paralajmëroi Izraelin për katastrofën humanitare në Rripin e Gazës.

    Pavarësisht kësaj, 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE ranë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin në Lindjen e Mesme të enjten (21 mars), e cila synon të theksojë përgjegjësinë e Izraelit. Deklarata bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm i cili duhet “të çojë në një armëpushim të qëndrueshëm, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës dhe ofrimin e ndihmës humanitare”. BE i bën thirrje qeverisë izraelite që të mos nisë një ofensivë tokësore në Rafah. Ishte deklarata e parë e përbashkët e të 27 vendeve anëtare evropiane për luftën midis Izraelit dhe Hamasit në pesë muajt e fundit. /DW

    Lexo edhe:

    1. Ndërron jetë nëna e bashkëshortes së Trump, mesazhi prekës i ish-presidentit për vjehrrën
    2. EMRAT-FOTO/ Aksidenti tragjik ju preu ëndrrat në mes, si ndodhi përplasja ku humbën jetën dy të rinjtë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    “Bill Gates i Britanisë”, manjati Mike Lynch mes të zhdukurve pas fundosjes së jahtit në Siçili

    “Bill Gates i Britanisë”, manjati Mike Lynch mes të zhdukurve pas fundosjes së jahtit në Siçili

    19/08/20242 Mins Read

    Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe rrëshiqtje dheu në disa zona

    30/06/20241 Min Read
    Cameron: Izraeli ka vendosur t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

    Cameron: Izraeli ka vendosur t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

    17/04/20241 Min Read
    Zbulohet vrima e zezë më e madhe në galaktikën tonë, 33 herë sa masa e Diellit

    Zbulohet vrima e zezë më e madhe në galaktikën tonë, 33 herë sa masa e Diellit

    17/04/20242 Mins Read
    Mrekulli! Gruaja zgjohet nga koma 5-vjeçare, falë shakasë së nënës së saj

    Mrekulli! Gruaja zgjohet nga koma 5-vjeçare, falë shakasë së nënës së saj

    06/02/20243 Mins Read
    Top Posts
    Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

    Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

    15/09/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende Maqedonia

    Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

    15/09/20252 Mins Read

    Së voni për dy vjet, e ndoshta edhe më herët, qytetarët e Shkupit do ta…

    Mbyllet deponia në Nikushtak të Likovës

    Mbyllet deponia në Nikushtak të Likovës

    15/09/2025
    ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

    ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

    15/09/2025
    Mickoski: Pres me padurim që LSDM të paraqet rezolutën për vijat e kuqe me Bullgarinë

    Mickoski: Pres me padurim që LSDM të paraqet rezolutën për vijat e kuqe me Bullgarinë

    15/09/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    30/08/2025
    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    30/08/2025
    Me te lexuara
    Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

    Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

    15/09/2025
    Mbyllet deponia në Nikushtak të Likovës

    Mbyllet deponia në Nikushtak të Likovës

    15/09/2025
    ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

    ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

    15/09/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.