![11 vjeç në timon, po tërhiqte një rulot të vjedhur, arrestohet i mituri në Angli 11 vjeç në timon, po tërhiqte një rulot të vjedhur, arrestohet i mituri në Angli](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/Screenshot_6-5-722x400.png)
Një 11-vjeçar është arrestuar në Britani, pasi u kap duke drejtuar një mjet tip BMW, që po tërhiqte nga pas një rulot të vjedhur.
Autoritetet britanike bëjnë me dije se 11-vjeçari u kap duke drejtuar mjetin në një autostradë në Londër.
“Ne nuk prisnim të gjenim një fëmijë të vogël në timon,” tha policia e North Yorkshire në një deklaratë. Mosha ligjore e vozitjes në Britani është 17 vjeç.
11-vjeçari u arrestua si i dyshuar për një sërë veprash, duke përfshirë vjedhje dhe shkelje të qarkullimit rrugor, duke përfshirë drejtimin e rrezikshëm. Megjithatë, ai u lirua me kusht në pritje të përfundimit të hetimeve. Po ashtu nën hetim janë marrë edhe prindërit e të miturit./vizionplus.tv/