Author: shqiperia
Ministria e Brendshme informon se dje në mëngjes rreth orës 10:20, SPB Shtip është njoftuar se në kryqëzimin e rrugës “Mirce Acev” dhe rrugës “Trajko Kitanov” në Shtip, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Toyota” me targa të Koçanit, të drejtuar nga 25-vjeçarja B.D. nga Probishtipi, dhe një motoçiklete, të drejtuar nga B.A. (52) nga Koçani.Motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Spitalin Klinik të Shtipit.Policia ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes.
Zgjedhja e kryeprokurorit Savevski, Snopçe: Krim institucional, një sistem i tërë i kapur
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, reagoi sot në Kuvend, lidhur me zhvillimet e fundit në Prokurorinë Publike dhe veprimet e kryeprokurorit të ri.Snopçe rikujtoi se Aleanca për Shqiptarët ishte e vetmja forcë politike që votoi kundër zgjedhjes së Nenad Savevskit, duke e cilësuar atë si një vendim tërësisht politik nga ana e shumicës parlamentare.“Që në fillim paralajmëruam se nuk kemi besim në këtë përzgjedhje dhe se bëhet fjalë për një përpjekje për të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Sot, zhvillimet e fundit po e konfirmojnë këtë,” deklaroi ai.Snopçe ngriti shqetësimin për atë që e quajti “krim institucional”,…
Dmitrij Konstatntinoviç Zikov do të jetë ambasadori i ri i Federatës Ruse në Maqedoninë e Veriut. Ai sot zhvilloi takim me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkovka.“Për ambasadorin Zykov, përfaqësimi i vendit të tij në tokën e Maqedonisë është një mision i lartë. Ai shprehu gatishmërinë e palës ruse për bashkëpunim të hapur dhe për vendosjen e marrëdhënieve të barabarta dhe të dobishme reciprokisht në emër të prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit”, njoftuan nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut.Presidentja Siljanovska vlerësoi se ambasadori i ri rus do të përfaqësojë interesat ruse në kuadër të të drejtës ndërkombëtare. Ajo…
Drejtori ekzekutiv i “Eurothink”, Dimitar Nikollovski, për rrugën evropiane të vendit vlerësoi se Qeveria deri tani i ka shteruar pothuajse të gjitha “zgjidhjet kreative” në përpjekjet për zhbllokimin e eurointegrimeve, pa ofruar një strategji të re të qartë.”Ndoshta kishte një strategji në drejtim të ofrimit më të madh të disa zgjidhjeve kreative në pjesën e ndryshimeve të Kushtetutës.Pra, kishte ide për ofrim më të madh të disa zgjidhjeve kreative në pjesën e ndryshimeve kushtetuese. Kështu pati shtyrje të zbatimit, ndryshim të kornizës, pastaj garanci, deri sa arritëm te garancitë për të drejtat e maqedonasve në Bullgari, por shohim se këto…
Grupi parlamentar i Frontit Evropian ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për të tërhequr nga procedura parlamentare Propozim-ligjin për lojërat e fatit, duke e cilësuar këtë hap si joserioz.Nga grupi parlamentar i Frontit Evropian, thonë se ligji ishte prezantuar si një prioritet me qëllim mbrojtjen e qytetarëve megjithatë, tërheqja e tij pa asnjë sqarim publik, sipas tyre, tregon mungesë konsistence dhe përgjegjësie në politikëbërje.Ata rikujtojnë se, sipas të dhënave, sektori i lojërave të fatit gjatë vitit të kaluar ka realizuar qarkullim prej rreth 2.7 miliardë eurosh, që përbën afërsisht gjysmën e buxhetit të shtetit. Sipas tyre, kjo është dëshmi se…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në takimin e zgjeruar të përfaqësuesve të komunave shqiptare nga rajoni, të mbajtur në kuadër të Unionit të Bashkive Shqiptare në Tetovë. Ai e cilësoi këtë si hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.Në këtë takim, përveç përfaqësuesve nga Çairi dhe Tetova, morën pjesë edhe delegacione nga Prizreni, Tuzi, Gjakova, Peja, Presheva dhe të tjera.Sipas Mexhitit, ky bashkim i komunave përbën një platformë që synon të thellojë koordinimin ndërkomunal dhe të krijojë mundësi konkrete për zhvillim përtej kufijve shtetërorë.“Komunat duhet të kenë më shumë fuqi, më…
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, informoi se ministria po hap thirrje të re publike për dhënien e kuponëve për kondicionerë inverter për vitin 2026, që synon të mbështesë kategoritë e cenueshme të qytetarëve dhe të ulë kostot e tyre të energjisë.Siç theksoi Bozhinovska, këtë vit për herë të parë aplikimi do të kryhet plotësisht në mënyrë elektronike, përmes faqes zyrtare të Ministrisë www.aplikanti.energy.gov.mk, gjë që eliminon radhët dhe thjeshton procedurën.”Aplikimi është i shpejtë, i thjeshtë dhe i arritshëm për të gjithë qytetarët që plotësojnë kërkesat. Me këtë masë, po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt dixhitalizimit…
Njësia Mobile e Ministrisë së Brendshme sanksionoi një person juridik, një person përgjegjës dhe një shofer autobusi që kryen transport publik pasagjerësh, u përcaktuan frena të dëmtuara.MPB Maqedoni njofton se sot (03.04.2026) në orën 07:45 në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, oficerët e Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje Komunikacioni kryen kontroll të një autobusi me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, i cili kryen transport publik pasagjerësh (transporti i organizuar i fëmijëve), dhe u përcaktua se në të po transportoheshin 85 pasagjerë, ndërsa maksimumi i lejuar me lejen e…
Hoxha: Dollneni me infrastrukturë të re, zhvillim i barabartë përmes projekteve të gjelbra
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli – Shaqiri, sot realizuan vizitë pune në Komunën e Dollnenit, ku kryen inspektim të projekteve që po realizohen, për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe mbrojtjen e mjedisit.Gjatë vizitës u theksua se është duke u realizuar rikonstruimi dhe rregullimi i shtratit të lumit në Dereshtë, një investim me vlerë prej 11,8 milionë denarësh, i siguruar përmes “Kredisë Hungareze”, nga të cilat Ministria merr pjesë drejtpërdrejt me rreth 5,8 milionë denarë. Siç thonë nga ministria, ky projekt është me rëndësi kyçe për mbrojtjen…
Ministria e Brendshme informon se dje në mëngjes rreth orës 10:20, SPB Shtip është njoftuar se në kryqëzimin e rrugës “Mirce Acev” dhe rrugës “Trajko Kitanov” në Shtip, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Toyota” me targa të Koçanit, të drejtuar nga 25-vjeçarja B.D. nga Probishtipi, dhe një motoçiklete, të drejtuar nga B.A. (52) nga Koçani.Motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Spitalin Klinik të Shtipit.Policia ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes./Telegrafi/












