Author: shqiperia
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Muamet Hoxha, zhvilloi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ku u konfirmua angazhimi i përbashkët për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Prespës, thuhet në njoftimin e MMJPH-së.Në takim u theksua se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj ruajtjes së Parkut të Prespës, përmes aktiviteteve të reja dhe të intensifikuara për mbrojtjen e ekosistemit të tij unik. Prespa u vlerësua si një pasuri natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin.Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe theksoi…
Zv.kryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, të cilin këtë herë e kemi realizuar duke mos lëvizur. Me zv.kryeministrin kemi folur për VLEN-in, Qeverinë, si dhe çështjen e Korridorit 8.Ai theksoi se me VLEN-in janë duke bërë punë të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por se ende nuk kanë përfunduar çështjet e organizimit të brendshëm. – YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: … “Jemi duke e ndërtuar. Mendoj se jemi duke bërë vepër…
Ligji për gjuhën shqipe duhet të zbatohet siç duhet duke i mundësuar kandidatëve të japin provimin e Jurisprudencës në gjuhën amtare dhe jo të diskriminohen mbi bazën e gjuhës amtare. Kështu është shprehur më prezantimin e parë publik Avokati i Popullit, Faton Selami, me rastin e publikimit të Raportin e punës për vitin e kaluar, megjithëse potencoi se ka dorëzuar iniciativën për implementim konkret dhe të detyrueshëm të Ligjit të gjuhëve, pasi deri tani, ligjet nuk janë zbatuar.Avokati i Popullit, shtoi ai, duhet të rrisë besimin dhe të ngrejë iniciativa, siç është ajo që drejtuesi i ri i këtij institucioni…
Vij si mik për miqtë, madje si vëlla për një vend vëllazëror, dhe ju falënderoj për këtë. Dy vendet tona janë të lidhura nga miqësia e sinqertë, respekti i ndërsjellë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe janë një shembull i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë në rajon, tha Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.Milatoviç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vend, theksoi se dy vendet janë të lidhura edhe nga një afërsi e thellë historike e konfirmuar nga solidariteti dhe mbështetja e ndërsjellë.”Ne dërgojmë mesazhe bashkëpunimi rajonal dhe…
Në shkurt të këtij viti, norma mesatare e interesit për totalin e kredive ishte 4.73 për qind, duke mbetur në nivelin e muajit të kaluar, ndërsa në bazë vjetore u ul me 0.45 pikë përqindjeje (pp). Norma mesatare e interesit për totalin e depozitave shënoi një rënie mujore prej 0.01 pp, dhe në bazë vjetore është e pandryshuar në 2.19 për qind, informoi Banka Popullore.”Norma mesatare e interesit për kreditë e miratuara rishtazi në shkurt shënoi një rritje mujore dhe vjetore prej 0.22 pikë përqindjeje dhe 0.06 pikë përqindjeje, përkatësisht, dhe arriti në 4.69 përqind. Norma mesatare e interesit për…
Kemi bërë mjaftë ndryshime në Ligjin për Arsim të Lartë, për çka konsideruam se janë propozuar në mënyrë korrekte dhe se do ta përmirësojnë tekstin e ligjit, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.Me këtë rast, Ministrja theksoi se Ligji për Arsim të Lartë dhe Ligji për Shkencë janë vendosur dje në ENER, ndërsa Ligji për cilësi do të vendoset gjatë ditës.“Për shembull, pranuam uljen e numrit të punimeve për ciklet e dyta dhe të treta të studimeve. Ulëm një anëtar nga Qeveria, edhe pse nuk nevojitej, edhe pse nuk pajtohemi që…
Nga BDI sot kanë reaguar lidhur me devijimin e rrugës për ndërtimin e Korridorit 8.Nga atje thonë se po bëhet e qartë për të gjithë se me VLEN-in në pushtet, jo vetëm që nuk ka zhvillim, por po zhbëhen edhe projektet dhe arritjet që janë ndërtuar me vite.”Anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8 është dëshmi e qartë. Para një muaji u tha se po shpifnim, se projekti nuk ishte në rrezik dhe se gjithçka po vazhdonte normalisht. Sot e vërteta doli: projekti nuk vazhdon. Pra, atëherë gënjyen, dhe sot po e fshehin të vërtetën.Kjo nuk është…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha njofton se përgatitjet për Ligjin e ri për kontrollë të emisioneve industriale, i cili pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027, po zhvillohen paralelisht me forcimin e kontrolleve dhe kapaciteteve të laboratorit shtetëror.Ai tha se në në këtë drejtim, u paralajmërua një debat publik për lejen e re të USJE-së, ndërsa tashmë po organizohen takime me operatorët që kanë leje të integruar A, për përshtatje më të shpejtë me rregullat e reja. “Theks i veçantë iu kushtua përgatitjeve për krijimin e platformës digjitale – Regjistri i ndotësve, si një mekanizëm…
Pagat në Ministrinë e Drejtësisë do të rriten për 21%, Filkov nënshkroi marrëveshjen kolektive
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, së bashku me Sindikatën e Punonjësve në Administratë, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (UPOZ) dhe Sindikatën e Administratës, Administratës Shtetërore dhe Gjyqësorit (SADU), nënshkruan Marrëveshjen Kolektive me anë të së cilës punonjësit administrativë do të marrin një rritje graduale të pagave, e cila do të arrijë në një total prej 21% deri në vitin 2028.Sipas dinamikës së rënë dakord, rritja do të zbatohet në tre faza:7% rritje nga 1 marsi 2026;7% rritje shtesë nga 1 marsi 2027;7% rritje shtesë nga 1 marsi 2028.Për punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë, kjo do të thotë motivim më…
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se është zbatuar një rritje lineare të pagave të punonjësve të policisë në shumën bruto prej 2.470 denarë.”Sipas të dhënave të publikuara për pagën minimale të re, Ministria e Brendshme ka zbatuar një rritje lineare të pagave të punonjësve të MPB-së në shumën bruto prej 2470 denarësh, duke filluar me pagesën e pagave për muajin mars 2026.Në periudhën e ardhshme, me zbatimin e Ligjit të ri për Punët e Brendshme, do të shqyrtohet mundësia e rritjeve shtesë të pagave për punonjësit e MPB-së.Ministria e Brendshme vazhdon të përmirësojë kushtet dhe standardet e…













