Author: shqiperia
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se janë plotësuar kushtet që të ulen akcizat për dizelin për 4 denarë, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër.Për nesër në orën 11:00 tashmë është caktuar mbledhja e Qeverisë për miratimin e masave për mbrojtje nga shtrenjtimi i karburanteve.”Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe kalkulimet tona tregojnë se dizeli duhej të shtrenjtohej diku rreth 7 denarë, kurse benzinat 1.5 deri në 2 denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i dizelit të hënën do të korrigjohet për rreth 3 denarë. Duke pasur parasysh…
Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.Pendarovski tha se edhe pse OBRM-PDUKM ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sërish duke e cilësuar ligjin për arsim të lartë si ligj që i hap rrugë diskriminimit ndaj universiteteve shqiptare.Ata kërkuan barazi dhe drejtësi në gjuhë e financim, drejtësi në punësim.”Barazi në gjuhë. Diplomat në gjuhën shqipe duhet t’u garantohen studentëve edhe në UKM, UGD dhe në të gjitha universitetet e tjera, ashtu siç garantohen në UT dhe UNT. Drejtësi në punësim. Universitetet shqiptare vazhdojnë të funksionojnë me një raport pothuajse 50 me 50 mes stafit të rregullt dhe stafit me angazhim të pjesshëm. Me qindra asistentë dhe dhjetëra të doktoruar presin punësim prej 10, 12…
Ekonomisti Zoran Jovanovski tha se kriza që po vjen nuk do të jetë afatshkurtër – ajo do të ndryshojë mënyrën se si jetojmë.Përveç rritjes së çmimeve, është e mundur edhe kufizimi i disponueshmërisë së karburanteve, gjë që hap hapësirë për masa si vozitja tek-çift dhe orientimi i burimeve drejt prodhimit të ushqimit.Këtë e theksoi Jovanovski në paraqitjen e djeshme në emisionin “Tema e Ditës”, në lajmet e Sitel. Ai potencoi se të gjithë duhet ta kuptojmë që pasojat e krizës do të jenë afatgjata.Përveç rritjes së çmimeve të naftës, mund të bëhet problem edhe vetë disponueshmëria e saj. Ai thotë…
Nesër, duke filluar nga ora 07:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të komunikacionit në tre intervale kohore nga pesë minuta secili: nga 07:00 deri në 07:05, nga 08:00 deri në 08:05 dhe nga 09:00 deri në 09:05. Këto masa ndërmerren për shkak të zhvillimit të garës në vrapim malor “Vodno-Matka Trails 2026”.Sample ImageGara do të nisë dhe përfundojë në kompleksin “Fshati Maqedonas”, ndërsa traseja përfshin një pjesë të rrugës publike deri në fshatin Nerez i Epërm (te xhamia), pas së cilës vazhdon në shtigje malore, njoftojnë nga MPB.Po ashtu, nga ora 10:00 do të zhvillohet edhe një garë rrugore…
Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media, deklaruan se pas vitesh ngecjeje dhe zvarritjeje, interkoneksioni 400 kV mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tashmë po hyn në fazën e realizimit.Ata thonë se po bëhet fjalë për një projekt me peshë strategjike për vendin dhe rajonin, që forcon lidhjen mes dy shteteve dhe i jep shtysë të re bashkëpunimit energjetik.”Ky projekt ka peshë të shumëfishtë. Ai forcon sigurinë energjetike, rrit stabilitetin e sistemit të transmetimit dhe hap mundësi të reja për integrim më të thellë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë. Në të njëjtën kohë, me këtë interkoneksion po mbyllet…
PLD: Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, zëvendësim i ndikimit në gjyqësor nga një parti tek një tjetër
Nga Partia Liberale Demokratike thanë se zgjedhja e Prokurorit të ri Publik të Shtetit nuk është një hap drejt drejtësisë, por një zëvendësim i thjeshtë i ndikimit të një partie me një tjetër. Sipas tyre, dorëheqja e Prokurores Lençe Ristoskas është vetëm konfirmimi i fundit se sistemi po hedh jashtë profesionistët për t’u bërë vend ekzekutorëve të politikave qeveritare.Reagimi i plotë: “Situata aktuale nuk do të ishte kështu nëse propozimi i PLD-së për të zgjedhur Prokurorin Publik të Shtetit me një shumicë prej dy të tretash në Parlament do të ishte dëgjuar. Në vend të konsensusit dhe profesionalizmit, qeveria zgjodhi…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Pjesërisht me re me periudha me diell do të jetë moti sot. Kryesisht në pjesët lindore do të ketë shira të rastësishëm lokalë dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, herë pas here e fortë nga veriu (mbi 70 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 18 gradë.Në Shkup, pjesërisht me re. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 16…
Festave të pranverës qytetarët më nuk po ju gëzohen, siç thonë, për shkak të shtrenjtimeve të çmimeve të produkteve ushqimore. Sikurse në festën myslimane të Bajramit që sapo e kemi lënë pas, në këtë fundjavë të Pashkëve katolikë dhe fundjavën tjetër të Pashkëve ortodoks, të gjithë thonë se po fryhen çmimet sikurse domatet dhe specat që kanë arritur në 3,5 euro/kg.“Çmimet duhet të lirohen, të bëhet çarja për popullatën se përndyshe është katastrofë skamje në çdo anë. A po vërejni ngritje të çmimeve në këto festat e pranverës? Askush nuk është duke ju gëzuar më festave, vetëm sa për të…
Ministria e Brendshme informon se dje në mëngjes rreth orës 10:20, SPB Shtip është njoftuar se në kryqëzimin e rrugës “Mirce Acev” dhe rrugës “Trajko Kitanov” në Shtip, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Toyota” me targa të Koçanit, të drejtuar nga 25-vjeçarja B.D. nga Probishtipi, dhe një motoçiklete, të drejtuar nga B.A. (52) nga Koçani.Motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Spitalin Klinik të Shtipit.Policia ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes.












