Author: shqiperia

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar një sasi të madhe marihuane gjatë një aksioni të zhvilluar në autostradën “Miqësia” pranë Gradskos.Siç njofton MPB, janë privuar nga liria dy persona.“Zyrtarët policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Njësia “Tigrat”, në pikën e pagesës Stobi, kanë vërejtur lëvizje të dyshimtë të një automjeti “Seat Altea” me targa të Shkupit, ndërsa shoferit, pasi iu dha shenjë të ndalojë për t’u identifikuar, me shpejtësi të madhe është larguar në drejtim të Gradskos. Për një kohë të shkurtër policia e ka kapur dhe ka kryer identifikimin dhe kontrollin e automjetit”, thuhet…

Lexo më shumë

Një vit pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, familjet e viktimave ende nuk kanë përgjigje për shkaqet e vdekjes së më të dashurve të tyre. Këtë e theksoi Aleksandar Naunov, një prind që ka humbur vajzën e tij, duke folur në emër të Shoqatës “16 Mars 2025” – Koçan.Ai theksoi se që më 14 janar të këtij viti ishte dërguar një kërkesë zyrtare në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë UKIM-it, me qëllim që të merren informacione të qarta nëse janë kryer analiza toksikologjike, përfshirë edhe testimin për praninë e cianideve. Pavarësisht dy muajve të kaluar, siç tha ai, nuk…

Lexo më shumë

Aktivisti dhe njëri nga organizatorët e protestave së studentëve të Jurisprudencës, Mevlan Ademi, është ftuar sot në polici për të dhënë deklaratë lidhur me organizimin e protestave të fundit.Para tij në stacion policor është marrë në pyetje edhe kolegu i tij, Jon Selimi, bashkëorganizator i protestave studentore.”Me të nisur në stacion policor njoftimin për protestën e së hënës, kolegu Jon Selimi është mbajtur për një kohë ndërda është marrë në pyetje. Po mbrëmë, policia më çoi ftesë që të paraqitem në stacion për bisedë, konkretisht ti përgjigjem pyetjeve që i ka policia për mbarëvejtjen e protestës. Pyetjet dje drejtuar kolegut…

Lexo më shumë

Trupi i një personi u gjet në ujërat e lumit Vardar pranë Demir Kapisë, nga Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.Sipas informacionit nga SPB – Veles, dje rreth orës 15:30, në stacionin policor Negotinë u raportua gjetja e një trupi njerëzor në fazë të dekompozimit në ujërat e lumit, nën urën e rrugës komunale që lidh fshatin Koreshnica me Demir Kapiën.Një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Negotino e nxori trupin, ndërsa një ekip hetimor nga stacioni policor Negotinë kryeu inspektimin e vendit të ngjarjes, me autorizim të prokurorit.Sipas urdhrit të prokurorit, trupi iu dorëzua obduksionit për të…

Lexo më shumë

Në kohë të mungesës së shtuar të kuadrit, gastronomët e Strugës kanë në dispozicion 45 kuzhinierë të ri, të cilët kanë kaluar trajnim tre-mujor teorik dhe praktik, duke u pajisur me certifikatë të vlefshme, që do t’u ndihmojë në kërkimin e mëtejshëm për punë. Një pjesë prej tyre tashmë janë punësuar ose kanë marrë ofertë për punë. Ata do të punojnë si kuzhinierë kryesorë ose ndihmës.“Pra më kanë bërë veçanërisht përshtypje gratë që tashmë i kanë përmbushur detyrimet e tyre jetësore, i kanë rritur fëmijët, ndërsa ndërkohë kanë mbetur ambicioze dhe nuk kanë shumë kualifikime formale. Kjo dëshirë e tyre…

Lexo më shumë

Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është…

Lexo më shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha sot se deklarata e ish-presidentit Stevo Pendarovski është keqpërdorur nga mediat pro-qeveritare. Ai shfrytëzoi rastin që ta akuzojë drejtpërdrejt kryeministrin Hristijan Mickoski për tradhti kombëtare dhe për udhëheqjen e Qeverisë më korruptive deri më tani.Duke u ndalur te ndarjet e supozuara partiake, Filipçe vuri në dukje:”Është interesante pse kjo pyetje vjen tani, kur deklarata është e para disa javëve. Edhe ajo deklaratë është nxjerrë nga konteksti. Presidenti Pendarovski, përkundrazi, jep mbështetje maksimale në atë që po bëjmë dhe po punojmë në parti. Kjo që shohim ditët e fundit është rezultat i një fushate të…

Lexo më shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (03/04 – 04.04.2026), në gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 10 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi në disa qytete, përfshirë Shkupin, rrugën rajonale Shkup–Tetovë (te nyja për në fshatin Grupçin), si dhe në Gostivar, Koçan dhe Kërçovë.Ndërkohë, katër shoferë janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në Shkup, Kavadar dhe Makedonska Kamenicë. Një tjetër rast është regjistruar në Kërçovë, ku një shofer ka drejtuar automjet edhe pse kishte…

Lexo më shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje, pasi i njëjti do të hyj në procedura qeveritare dhe parlamentare. Duke u përgjigjur lidhur me përshtatjen e universiteteve private me Ligjin për Arsimin e Lartë, ministrja Janevska zbuloi parregullsi serioze në funksionimin e disa instituteve të arsimit të lartë të cilat kanë pasur të drejtën të lëshojnë diploma të njohura si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duke theksuar se njëri prej tyre ishte i regjistruar si bastore.“Shembulli më brutal ishte kur Komisioni…

Lexo më shumë

Vendimi i fundit i Këshillit të Komunës së Çairit për të marrë një kredi afatgjate prej 120 milionë denarësh (rreth 2 milionë euro) ka nxitur reagime të forta politike. Nga BDI-Dega Çair, e shohin këtë huamarrje si një veprim jotransparent dhe të padrejtë, duke akuzuar se mjetet do të përdoren për të mbuluar detyrime të krijuara për interesa zgjedhore.“Kjo nuk është kredi për zhvillim. Kjo është kredi për të mbuluar dështimet. Barra financiare do të bjerë mbi qytetarët për një periudhë 10-vjeçare. Po krijohet një model i rrezikshëm: shpenzohet për zgjedhje, fitohet pushteti, merret kredi dhe borxhi u lihet qytetarëve”,…

Lexo më shumë