Author: shqiperia
Për sa i përket fuqisë ushtarake, në Ballkan kryeson Serbia që është në vendin e 63-të, Kroacia në vendin e 74-të, Shqipëria në të 78-ën, Sllovenia në të 96-tën, Maqedonia në të 127-ën, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 132-të dhe Kosova në vendin e 141-të thonë të dhënat e faqes së internetit “Global Firepower”, e cila çdo vit publikon një raport vjetor dhe renditje të 140 forcave të armatosura kombëtare. Siç thuhet në faqen e internetit “Global Firepower”, më shumë se 60 faktorë individualë, si numri i njësive ushtarake, financat, aftësitë logjistike dhe gjeografia, janë marrë parasysh në renditjen…
Pas pushimit dimëror trejavor, në RMV nxënësit po kthehen në shkollë, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025. Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj. Nuk do të ketë pushim pranveror këtë vit, pasi shumica e mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë shprehur kundër këtij pushimi. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, u uroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor miqësor dhe të sigurt./Telegrafi/ Nxënësit…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 3 deri 11 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me rënie të mjegullave nëpër lugina./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Komunat kanë filluar me tenderimet e projekteve infrastrukturore dhe kapitale të financuara nga kredia hungareze që e siguroi Qeveria vitin e kaluar. Kryetari i Komunës së KisellaVodës, OrceGjorgjievski thekson se prej katër projekteve të fituara, për tre ka përfunduar procedura plotësisht, ndërkaq për njërin vetëm se kanë filluar punimet ndërtimore. “Për njërin vetëm se kanë filluar punët ndërtimore, ai është rikonstruimi i aksit rrugor Draçevë-Pelenicë, i cili mbi 30 vite është premtuar nga shumë pushtete, por nuk është realizuar,” tha OrceGjorgjievski, kryetar i Komunës së KisellaVodës. “Plotësisht diku nga fundi i muajit fillojmë me punime ndërtimore në MallaRada, rregullimin e…
Themelimi i Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve dhe shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit,nuk kanë sjellur as një sanksionim për institucionet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve. Drejtori i këtij Institucioni Arsim Idrizi, tha se me konstatimin e shkeljes dhe dhënien e vërejtjeve përfundojnë kompetencat e tyre,ndërsa lëndët vazhdojnë të procesuohen në Gjykatën Penale, konkretisht në sektorin për kundërvajtje. Sipas tij, edhe pse inspektimet kanë filluar që nga viti 2021 deri më tani gjykata nuk ka shqiptuar asnjë vendim për të dënuar ndonjë institucion, por që ka lejuar të vjetërsohen 5 lëndë. Në gjashtë muajt…
“E Majta” përjashton nga partia Snezhana Stojçevskën, e akuzojnë si bashkëpunëtore të OBRM-PDUKM-së
“E Majta” njofton se ka përjashtuar nga partia Snezhana Stojçevskën – Drejtoren aktuale të Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Miladinovi” në Shkup. Nga kjo parti thonë se nuk lejohet ndikimit korruptiv dhe klientelist, luksi me para popullore dhe bashkëpunim me armikun popullor OBRM-PDUKM. “Është inicuar vendimi disiplinor për shkak se ajo, në marrëveshje sekrete me DPMNE-në dhe Ministrin për Pushtet Lokal në Qeverinë e Mickoskit, Zlatko Perinskin – si pretendues për kandidat në pozitën e Kryebashkiakut të Shkupit, është kapur në vepër derisa po kurdiste konkurset e punësimit, kishte keqpërdorur autorizimet për realizimin e interesave personale dhe të interesave të Ministrit…
Real Madridi ka mposhtur me rezultat 4-1 Las Palmas. Mysafirët shënuan gol vetëm pas 25 sekondave me anë të Fabio Silvas, por kjo ishte e gjithë befasia e tyre. Madrilenët më pas ‘shkatërruan’ Las Palmas duke i shënuar plotë 4 gola. Kylian Mbappe dy gola dhe Brahim Diaz shënuan për 3-1 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë. Kurse në pjesën e dytë shënoi gol sulmuesi Rodrygo për 4-1. Pas kësaj fitoreje Reali ka 46 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se vendi i dytë, Atletico Madrid që ka 44 dhe 7 pikë më shumë se…
“Keqpërdorimet që janë në kompanitë shtetërore energjetike gjatë qeverisë së kaluara janë krime shumë më serioze se sa ato që aktualisht po heton Prokuroria Publike”, thotë ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. Bozhinovska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se janë shpenzuar rreth 400 milionë euro për furnizim të energjisë. Për këtë, Bozhinovksa theksoi se, ka biseduar me Revizorin Shtetërore dhe ka kërkuar që këtë vit, të gjithë objektet energjetike të përfshihen në revizion. “Folëm për ato që ka ndodhur në MEPSO, KME Manastir, ka informata për shembull se, rreth 400 milionë euro janë harxhuar për furnizim të…
Fshatrat Pallçisht i Epërm dhe Pallçisht i Poshtëm, janë vendbanime në veriperëndim të Republikës së Maqedonisë, ndodhen në komunën e Bogovinës. Pallçisht i Poshtëm eshte 5 km larg Tetovës, pranë rrugës Tetovë-Gostivar, teksa përmes fshatit kalon lumi Kushevë. Fshati ka 4000 banore. 50 % e popullatës janë të punësuar në botën e jashtme, kryesisht në Zvicër, Itali dhe Gjermani. 20% merret me bujqësi ndërsa 30 % me ndërtimtari, nëpunes në administratë dhe institucione tjera. Sa i përket arkitekturës ,fshati vitet e fundit ka pësuar një transformim pozitiv dhe shumica e ndërtesave janë të reja dhe moderne, rrugët e fshatit janë…
Në një takim të mbajtur me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë për themelimin e degës së partisë në këtë qytet, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcolli mesazhe për qytetarët dhe zhvillimin e Strugës. Duke theksuar përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për qytetarët, Mexhiti tha: “Për ne nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke udhëhequr me komunat, ne kontribuojmë për qytetarët tanë, prandaj të njëjtën po e bëjmë edhe me komunën e Strugës që nuk e udhëheqim ne.” Një nga pikat kyçe të takimit ishte njoftimi për një investim madhor në infrastrukturën e qytetit. Mexhiti bëri të…