Author: shqiperia

Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut njofton se ka shlyer euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove. “Sot shlyem në tërësi euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove, i cili u maturua për pagesë më 18 janar 2025. Me qëllim që të sigurohen mjete me shpenzime më të ulëta për pagesën e këtij euroobligacioni, u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import nga Hungaria. Me anë të kushteve me të cilat i siguruam këto mjete, u bënë kursime në buxhet mbi bazën e interesit dhe provizioneve. Do të vazhdojmë…

Lexo më shumë

Lëndimet e shpatullave mund të jenë të natyrës dhe ashpërsisë së ndryshme. Lajmi i mirë është se për disa prej tyre ka zgjidhje që nuk kërkojnë kirurgji klasike, por kryhen në mënyrë artroskopike nën vëzhgimin me kamer. Këtë herë Dr. Nenad Petkov, specialist ortoped-traumatolog, I ofroi ndihmë dhe trajtim dy pacientëve tanë. Tek pacienti sportist, pas një dislokimi të shpatullës së djathtë, u mundësua stabilizimi me sukses i nyjës së shpatullës duke përdorur vida të vendosura në mënyrë artroskopike. Ndërkohë që tek pacientja me shpatull të ngrirë u mundësua çlirimi i ngrirjes me ndihmën e kësaj procedure njëditore nën vëzhgimin…

Lexo më shumë

Prokurori Shtetëror, Ljupço Kocevski thotë se vazhdon procedura kundër Artan Grubit, edhe pse ai është në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pa dallim se ai është në arrati, edhe për Artan Grubin edhe për të dyshuarin tjetër, procedura edhe më tej vazhdon dhe opinioni do të njoftohet”, tha Kocevski. I pyetur se ka procedurë kundër gjyqtarit Enver Bexheti i cili është vendosur në “listën e zezë amerikane”, Kocevski u përgjigj se “së bashku me atë lëndë që ka të bëjë me gjyqtarin, edhe për Artan Grubin, dhe eventualisht edhe për ndonjë person tjetër, po kryhet procedurë parahetimore dhe do shikojmë se…

Lexo më shumë

MPB njofton se në rrugën Qaf Thanë-Podmole të Strugës një veturë ka dal nga rruga, ku është lënduar një person. “Më 19.01.2025 rreth orës 10:00 në SPB Strugë është paraqitur se në rrugën rajonale Qaf Thanë-Podmole, vetura “Peugeot” me targa të Strugës, drejtuar nga F.D. (48) nga fshati Radlishtë e Strugës ka dalë nga rruga. Në aksident është lënduar rëndë F.D. (18) nga fshati Radolishtë të cilët janë konstatuar në spitalin “Shën Erzamo” në Ohër. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga SPB Ohër./Telegrafi/ Aksident në Strugë, lëndohet një 18-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike u kujton taksapaguesve të cilët kanë obligim të dorëzojnë TVSH-04 se afati për dorëzimin e tyre është deri më 27 janar 2025. Deri më sot, nga gjithsej 41,531 deklarata të pritshme për TVSH-04, janë dorëzuar 6,253 deklarata, që përfaqësojnë vetëm 15.1 për qind të totalit. “Kanë mbetur edhe 35.278 deklarata të TVSH-04 që duhet të dorëzohen në ditët e mbetura. Ju apelojmë që të jeni tatimpagues përgjegjës dhe të dorëzoni të gjitha dokumentet e nevojshme tek kontabilistët tuaj në mënyrë që të përpunohen në kohë dhe me saktësi deklaratat tuaja të TVSH-së-04 për këtë periudhë…

Lexo më shumë

Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Veles (QRMK) njofton se një zjarr ka shpërthyer në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Çemersko të Kavadarit. Sipas QRMK-Veles, në vendngjarje po ndërhyjnë 10 zjarrfikës me 3 makina zjarrfikëse, si dhe tre ekipe mjekësore dhe dy automjete policore me 8 policë. Në ndërkohë, me dy automjete janë evakuuar 30 persona të cilët ishin të vendosur në shtëpinë e të moshuarve në Kavadar”, thonë nga QRMK./Telegrafi/ Shpërthen zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Kavadar, janë evakuuar 30 persona appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

SPB njofton se dje është sulmuar një mjek në Spitalin Klinik në Tetovë. “Me datë 19.01.2025 në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.B. (28) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në Spitalin Klinik të Tetovës e ka sulmuar fizikisht mjekun N.A.(47) nga fshati Xhepçisht i Tetovës. B.B. është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/ Sulmohet fizikisht një mjek në Spitalin Klinik të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Reis Fejzi, një djalosh i talentuar 10-vjeçar nga Gostivari, ka realizuar ëndrrën e tij duke udhëtuar në Madrid për të ndjekur ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Las Palmas (4-1). Por, kjo nuk ishte vetëm një udhëtim për futboll, pasi Reis kishte një objektiv të veçantë: të takonte yllin botëror, Kylian Mbappé. Pas përfundimit të ndeshjes, kur arbitri vërshëlleu për mbylljen e saj, Reis u drejtua menjëherë drejt fushës. Pavarësisht sigurimit, ai arriti të driblojë dhe të afrohet pranë Mbappé, me të cilin shkëmbeu disa fjalë. Ai i tha yllit francez se e admiroi shumë dhe ishte një tifoz i madh…

Lexo më shumë

Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Top Story”, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me këngëtaren e njohur Parashqevinë, duke përmendur gjithashtu një ish-miss shqiptar. Ky detaj ka ngjallur spekulime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, duke bërë që publiku të pyesë se për kë bëhet fjalë. Sipas Ilirjanit, Parashqevia e ka përmendur këtë miss në një moment vetmie, duke thënë se ndjehej si e kërcënuar. “Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një…

Lexo më shumë

Nga VLEN thonë se qytetarëve u është kthyer shpresa e besimit në institucionet shtetërore, pasi qeveria, siç thonë ato, kanë vendosur rend dhe ligj. “Arrestimet e fundit janë tregues i angazhimit dhe disponimit të partnerëve të koalicionit qeveritar për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të rikthyer rendin e sigurinë në mjedisin tonë. Koalicioni VLEN dhe Qeveria tani janë bërë sinonim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Arrestimet e fundit të grupeve kriminale janë një dëshmi e qartë se institucionet shtetërore, po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së angazhimeve të tyre për garantimin e sigurisë dhe drejtësisë. Bëjmë…

Lexo më shumë