Author: shqiperia
MPB njofton se janë ndaluar dy persona nga Manastiri të cilët dyshohen për tregti me lëndë narkotike “Më 04.08.2025 në Manastir, policia nga SPB Manastir ka ndaluar M.D. (24) dhe V.M. (29), të dy nga Manastiri. Rreth orës 19:00 ata u kapën në flagrancë duke blerë dhe shitur drogë, përkatësisht në momentin kur V.M. po i shiste marihuanë M.D., e cila u gjet dhe u konfiskua. Më vonë, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u krye një bastisje në shtëpinë e V.M., gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, copëza, kartëmonedha në prerje të ndryshme, si dhe…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë sekuestruar 5 automjete në Strugë, pasi gjatë një tubimi të entuziastëve të automjeteve, sipas Policisë, kanë prishur rendin dhe qetësinë duke bërë zhurmë me automjete. Sipas MPB-së, në vendngjarje ishin mbi 500 persona dhe rreth 120 vetura sportive e luksoze. “Sot (05.08.2025), në periudhën nga ora 00:30 deri në 02:00, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në një parking në Strugë është prishur rendi dhe qetësia publike nga disa persona me zhurmë nga automjetet, punonjës policie ndërmorën disa masa sipas Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor”. “Menjëherë pas marrjes së…
Reperi i njohur Fero ka prekur ndjekësit me një mesazh emocional, të publikuar në një story në Instagram, duke shprehur mallin për vajzën e tij, Ninën, me të cilën, sipas tij, ka rreth një vit pa u parë. Në sfond të stories është një portret i realizuar me dorë, ku Fero shfaqet duke përqafuar vajzën e tij, një imazh që flet më shumë se fjalët. Në tekstin e publikuar, Fero shkruan: “Gati një vit pa ty. Ndoshta ke harruar kush është babai yt… ose ndoshta më mungon. Mendimet e mia janë shumë të thella për ty. Na kanë bërë keq,…
MPB Maqedoni njofton se sot (05.08.2025) Sektori për Krimin Kibernetik ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër A.H. (25) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b të Kodit Penal. “A.H. në periudhën nga 04.04.2025 deri më 13.06.2025 si person përgjegjës i një kompanie që organizon ngjarje muzikore, përmes një faqeje interneti për shitjen e biletave, ka mundësuar blerjen elektronike të biletave për një koncert që nuk ishte planifikuar fare të mbahej, përkatësisht nuk ishte lidhur asnjë kontratë për mbajtjen e tij, duke i mashtruar kështu njerëzit që të blinin bileta për koncertin dhe…
Bekim Sali nga koalicioni VLEN nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi se janë ndarë 47.5 milionë euro nga buxheti i shtetit për ndërtimin e Spitalit të Kërçovës i cili me dekada është lënë i papërfunduar. Sipas Saliut, projekti parashikon ndërtimin e një spitali modern i cili do të ofrojë shërbime cilësore dhe të dinjitetshme për qytetarët e atij rajoni. “Investimi prej 47.5 milionë euro në Kërçovë do të mundësojë ndërtimin e një qendre rajonale të standardeve evropiane, me infrastrukturë të re moderne, me pajisje mjekësore të fjalës së fundit dhe me kushte që frymëzojnë siguri e besim për pacientët dhe…
Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është promovuar sot një aparat digjital mobil për rreze X, i siguruar me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë. Në këtë ngjarje mori pjesë sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Besim Memedi, i cili theksoi se aparati, me vlerë mbi 60 mijë euro, përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve. Ai falënderoi ambasadoren japoneze Sesuko Kawahara për bashkëpunimin e gjatë dhe theksoi rëndësinë e këtij donacioni si dëshmi e partneritetit të fortë ndërmjet dy vendeve. Ambasadorja Kawahara nënvizoi se janë realizuar mbi 70 projekte në sektorin e shëndetësisë, ndërsa…
Si mjek, unë e konsideroj si rolin tim kryesor zgjatjen e jetës dhe lehtësimin e vuajtjeve të njerëzve. Unë jam i lidhur me betimin e rabinit, profetit dhe mjekut të madh MoisiMaimonides, që tha dikur se nuk sheh tek një pacient asgjë më shumë sesa një krijesë tjetër që përjeton dhimbje. Kjo është arsyeja pse u shqetësova shumë javën e kaluar, kur pashë një të afërmin tim të paralizuar dhe në gjendje gjysmë kome në një repart të terapisë intensive, të përpëlitej për jetën, teksa ishte lidhur me një ventilator, pavarësisht vuajtjeve të vazhdueshme dhe cilësisë zero të jetës. Anasjelltas,…
Ne punuam me shumë kujdes në ligjin për shkollat fetare, domethënë ligjin për kalimin e nxënësve nga shkollat fetare, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në lidhje me ligjin, të miratuar në Kuvend më 29 korrik, i cili u lejon nxënësve nga këto shkolla të japin provimin e maturës shtetërore dhe të regjistrohen në universitete, njësoj si nxënësit nga llojet e tjera të arsimit nga shkolla e mesme, profesionale dhe artistike. Duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot në një konferencë për shtyp kushtuar rezultateve të maturës shtetërore, Janevska tregoi se ata konsultuan shumë literaturë dhe ligje…
Aleanca për Shqiptarët krahu i Taravarit, sot kanë reaguar në lidhje me punësimet të qeverisë aktuale. Sipas tyre, edhe përkundër faktit që partneri qeveritar shqiptar VLEN, premtuan 2500 punësime, nga krahu i Taravarit thonë që rezultati deri tani është 0. “Në fillim të muajit gusht, realiteti i punësimeve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut e nxjerr zbuluar mashtrimin e madh të propagandës së VLEN-it. Shifrat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment. Janë bërë 116 punësime në tre institucione – vetëm 1 është shqiptar, sigurisht ndonjë familjar i krerëve të VLEN-it. Në radhët e fundit të pranimeve në…
MPB njofton se në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc ka ndodhur një tragjedi ku nga ka humbur jetën një i dënuar. “Më 05.08.2025 në orën 01.38, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 00:50 në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc, në një dhomë të departamentit gjyqësor, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet të dënuarve D.S. (35) nga Negotina dhe I.T. (62) nga f. Lubanc, rrethi i Shkupit. Në këtë rast, nga të goditurat me shishe qelqi I.S. ka rënë pa ndjenja, kështu që është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna…