Author: shqiperia
E vështirë që në Rusi ta përballojnë çmimin e tij. Jo 12 apo 18 milionë euro, por edhe më pak, janë shifër tepër e lartë për klubet e elitës së futbollit të një vendi që ndodhet në luftë. Kështu ndodhi me tentativën e Lokomotivës së Moskës për të marrë Mirlind Dakun. Klubi nga kryeqyteti bëri ofertë konkrete tek Rubini, dhe mori gjithashtu një përgjigje të saktë. Kërkesa e drejtuesve në Kazan ishte që kartoni i Dakut vlente 8 milionë euro, në pazarin e fundit. Mediat ruse shkruajnë se duket e vështirë që ndonjë klub në Premier Ligën ruse të mund…
Komisioni për politikë sociale vazhdon të mbetet pa kryetar, pasi Fronti Evropian ende nuk ka vendosur se kë do ta propozojë në vend të Ilire Dautit, e cila së fundmi dha dorëheqje. Nga Fronti Evropian thonë se për momentin nuk kanë emra konkret për këtë post dhe se opinioni do të informohet në kohë në momentin që do të ketë diçka konkrete. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në “Daily Click” tha se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duhet të thërrasë seancë plenare dhe ta votojë sërish Ilire Dautin për kryetare të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Dauti dha…
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot në një konferencë për media prezantoi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025-2028, e cila tha se paraqet një moment historik në procesin e transformimit digjital të vendit. Ai informoi se Qeveria në seancën e 45-të, pas një diskutimi gjithëpërfshirës, ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. “Është nder dhe privilegj të qëndroj para jush sot për të paraqitur Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025-2028 – udhërrëfyesin strategjik për forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së shtetit në hapësirën kibernetike. Kjo Strategji vjen në një kohë kur angazhimi ndaj infrastrukturës sonë dixhitale dhe dixhitalizimit në…
Shpenzimet minimale të një familjeje katëranëtarëshe në janar janë rritur për 391 denarë në krahasim me dhjetorin. Në pjesën e ushqimit dhe pijeve vërehet rritje prej 123 denarëve, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë e cila sot në konferencë për media i publikoi të dhënat më të reja për Shportën Minimale Sindikale dhe për atë nëse shporta e vitit të ri i ka dhënë efektet e dëshirueshme. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov tha se për 12 muaj, gjegjësisht nga fillimi i vitit të kaluar deri më tani shpenzimet minimale në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë rritur…
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov, konfirmoi sot se Sindikata e UPOZ-it ka marrë njoftim se është pranuar kërkesa e tyre për takim me Qeverinë, i cili do të bëhet pas kthimit të delegacionit qeveritar nga Shtetet e Bashkuara. LSM pret që ky takim të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur. “Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt, duke qenë se kolegët e këtyre gjashtë ministrive dhe dy institucioneve të tjera presin që të intensifikohen bisedimet, të cilat u pezulluan për shkak të refuzimit të anekseve të marrëveshjeve kolektive nga Ministria e Financave.…
Paga mesatare neto e paguar në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që është një rritje prej 9,5 për qind në krahasim me muajin nëntor, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rritja vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore të paguar në sektorët Arte, Argëtim dhe Zbavitje, ku është shënuar rritje prej 15,3 për qind, në Transport dhe Magazinim me 12,7 për qind dhe në Përpunim për 11,2 për qind Rënie e pagës mesatare neto është vërejtur në sektorët miniera dhe gurore, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe bujqësi, pylltari dhe peshkim. Paga…
Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Sela në “Daily Click” tha se Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar. “Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që…
LSDM: Derisa Taravari po shëtitet në SHBA, në shëndetësi po ndodh kaos, nuk ka terapi biologjike
Derisa ministri e Shëndetësisë, Arben Taravari shëtit nëpër SHBA duke postuar foto me tabela, pacientët në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë kanë mbetur pa terapi biologjike, akuzojnë sot nga LSDM. “Kjo është e papranueshme dhe është dëshmi e mëtejshme e paaftësisë së qeverisë Mickoski dhe ministrit Taravari për t’u marrë me nevojat elementare të qytetarëve dhe të sistemit shëndetësor. Mungesa e barnave si “atezolizumab”, “bevacizumab”, “palbociclib”, “ribociclib” dhe të tjera është një problem alarmant. Këto janë barna që fjalë për fjalë do të thotë jetë për pacientët me kancer metastatik. Në vend të përgjegjësisë dhe furnizimit në kohë, ne shohim…
Pacientët në Klinikën për radioterapi dhe onkologji kanë mbetur pa terapi biologjike. Për momentin nuk ka terapi biologjike, përkatësisht nuk janë në qasje barnat “atezolizumab (tecentriq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe “cetuximab”. Ata druajnë se se shpejti mund të mbarojnë edhe “trastuzumab emtansine (kadcyla), “nivolumab”, “cobimetinib” dhe “vemurafenib”. “Klinika e onkologjisë nuk është në gjendje t’i përgjigjet numrit në rritje të pacientëve me kancer metastatik dhe kjo është një nga arsyet pse ka ardhur deri te kjo mungesë. Arsyeja e dytë dhe ajo që ne pacientët e shohim si rezultat pozitiv, është se u zgjatet jeta pacientëve dhe për…
Liderët e koalicionit VLEN, të pranishëm në zemër të inaugurimit të presidentit Trump, po dëshmojnë fuqishëm përkushtimin e tyre për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e VLEN-it. “Kjo pjesëmarrje madhështore në kryeqendrën botërore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një moment historik që tregon lidhjet tona të ngushta me demokracinë perëndimore dhe vlerat e saj. VLEN është aty për të treguar se shqiptarët janë dhe mbeten pro-amerikanë, të lidhur ngushtë me parimet e lirisë dhe drejtësisë që përfaqëson SHBA. Por kjo dashuri për Amerikën shpesh është keqpërdorur nga disa politikanë të pandershëm, që kanë…